Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

“DailyNews.mk”: Qeveria “Zaev 2” është në këmbë të qelqta në rrugën reformuese drejt BE-së

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor, Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut sërish mund të futet në krizë politike sepse asnjë nga vendimet reformuese në vend nuk mund të kalojnë edhe pa mbështetjen e opozitës. Kjo e fundit ka njoftuar se nuk do të mbështesë projektlçigjet e qeverisë dhe për këtë arsye vendi duket se do të përfshihet në ngërç politik. Qeveria aktualisht ka 62 deputetë, ndërsa për të votuar ligjet reformuese duhet 80 deputetë ose 2/3 e votave të Kuvendit. Kjo situatë e re, sigurisht se do të ketë edhe ndikim në raportet me BE-në, e cila pret rezultate konkretet nga qeveria e dytë e Zaevit.

Opozita s’pajtohet me projektet e qeverisë

Vendimi i opozitës maqedonase për të mos votuar për vërtetimin e pesë gjendjeve të jashtëzakonshme për përballje me pandeminë që ishin shpallur nga presidenti Stevo Pendarovski, të cilat për shkak të shpërndarjes Parlamentit nuk ishin votuar nga deputetët, nuk e përjashtojnë mundësinë që për shkak të numrave, shumica të mos arrijë të votojë as ligje tjera që kërkojnë dy të tretat apo edhe të shpallë gjendje të re të jashtëzakonshme në rast të nevojës.

VMRO DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se deputetët e saj nuk do ta votojnë nevojën për vërtetimin e gjendjeve të jashtëzakonshme derisa Kuvendi të mos debatojë edhe për mbi 250 dekretet e qeverisë të miratuar gjatë gjendjes së pandemisë për përballje me virusin korona. Kryeministri Zoran Zaev këtë qëndrim të opozitës e quan papërgjegjësi në kohën kur, siç shprehet, presidenti kishte miratuar edhe një gjendje të jashtëzakonshme me kërkesë të…. MË TEPËR KLIKO KËTU

Postime të ngjashme

Edhe 4 fëmijë të infektuar në 3 çerdhe të ndryshme të Shkupit

Z H

Angelov: Mbaroi koha kur thyeja tjegulla me kokë, tani udhëheq me Shtabin Kryesor për Menaxhim me Kriza

T E

Ministri Shaqiri priti në takim përfaqësuesen e UNDP

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...