Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Daja: Derbi nuk parashikohet, duam fitore

Ilir Daja e pret me qetësi dhe optimizëm derbin e nesërm me Tiranën. Në prag të kësaj përballjeje të ethshme ka marrë lajme të mira. I tillë është edhe zhbllokimi i Çinarit nga FIFA. Shkodrani është gati të luajë, konsiderohet nga trajneri i “demave” si një “blerje” e re. Ndër të tjera, Daja nënvizoi para gazetarëve:

“Duhet të jemi të kujdesshëm si në derbin e kaluar dhe të shohim më shumë përpara, duke luftuar me më shumë lojtarë. Kthimi i Çinarit? E quaj si një blerje kthimin e tij, sepse është një nga lojtarët më cilësorë të Superiores dhe Partizanit.

Është vlerë e shtuar, sepse njeh ekipin dhe kampionatin; është stërvitur me ne gjatë kësaj periudhe. Natyrisht që do kohë të rikthehet në formën maksimale, sepse nuk ka ndeshje zyrtare të luajtura.

Na erdhi ky lajm i mirë një ditë para derbit dhe shpresoj të jetë ogur i mirë. Mund të them se Çinari nuk do ta nisë derbin nga minuta e parë nesër, sepse jemi përgatitur gjithë javës me mungesën e tij, por do ta hedhim në fushë në momentin e duhur. E përsëris, është lojtar me shumë vlera. Shpresojmë të kemi përforcime të tjera në mbrojtje. Po vëzhgojmë disa lojtarë si në Shqipëri, edhe jashtë vendit. Mundësitë janë të pakta në këtë periudhë. Po fokusohemi në tregun e huaj, kemi dy-tri alternativa për të zgjedhur më të mirin. Ndoshta nuk është më i mirë se ata që kemi, por duhet të dublojmë rolet.

Do të afrojmë lojtarë dhe pastaj mund të lejojmë ndonjë që të largohet. Ata që kërkohen, edhe mund të shiten, sepse garantimi i anës financiare tregon vazhdimësi. Pa u afruar lojtarë, nuk largohen të tjerë. Ndaj Tiranës është ndeshja e radhës, përveç bonusit psikologjik. Nuk ka ndikim përsa i përket vazhdimësisë. Jemi më të konsoliduar dhe në formë të mirë, i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion.

Mund të bëjmë ndërrime më shpejt se në ndeshjet e tjera. Derbet janë ndeshje specifike, janë sfidat më të rëndësishme të kampionatit shqiptar. Edhe kur ka pasur diferenca mes ekipeve, derbet kanë qenë të paparashikueshme. Besoj se ky derbi i gjen ekipet aty-aty. Nesër do të jemi të dyja palët shumë të motivuara. Në lojë janë të tria rezultatet, por shpresoj të fitojmë ne.

Ndeshja në “Elbasan Arena”? Kemi bërë analizën e ndeshjes në Korçë, ku terreni ishte jashtëzakonisht i rënduar prej dëborës dhe kemi dalë në konkluzionin se ka pasur veprime të mira edhe në atë terren. Kështu, iu kam thënë lojtarëve se nuk ka asnjë justifikim që në një terren të shkëlqyer si ai i Elbasanit të mos jetë e njëjti motivim si në Korçë. Lojtarët në derbi janë të motivuar, por këtu iu bashkëngjiten edhe kushtet maksimale të fushës së Elbasanit.

Unë e pëlqej atë stadium, sepse me Elbasanin kemi fituar kampionatin para disa vitesh. Është një nga më të mirët në vend dhe të krijon mundësinë të shprehësh maksimumin e aftësive.
Dëmtimet? Nuk kemi asnjë problem, edhe Idrizaj është kthyer me skuadrën. Jemi në gjendje optimale dhe nuk e kemi ulur ritmin, sepse ka rivalitet edhe brenda grupit. Në këtë derbi shkojmë në gjendje të mirë dhe me kontingjent të plotësuar.

Tirana, 5 ndeshje pa humbur? Edhe ne kemi pak humbje dhe gola të pësuar, futemi te dy ekipet me më shumë finalizim. Tirana është kampione në fuqi dhe nuk e nënvlerësojmë dot, sepse nuk kemi motiv për ta bërë këtë. Kanë mbrojtje të mirë, nuk janë mundur, por edhe barazimet kanë qenë me gola, që do të thotë se kanë edhe ata problemet e tyre.

Të luash me Partizanin, presioni është prezent. Në derbi nuk duhet shtuar presioni, por duhet menaxhuar. Nuk jam dakord se rezultati i derbit tregon kush e lufton Vllazninë. Duhet të rikuperojmë diferencën me kuqeblutë. Kemi nisur që në fund të dhjetorit, sepse mendonim se do të hapej merkato. Nxitimi nuk është gjëja e duhur, sepse duam cilësi. Junior? Pas konferencës kemi seancën e fundit stërvitore. Ekipi pothuajse e di kush e nis nesër derbin. Sot kemi seancën e fundit dhe nuk mund të them nëse e nis si titullar Junior”.

Postime të ngjashme

Guardiola konfirmon transferimin e Garcias tek Barça

Z H

LA Lakers mposhtin Golden State Warriors me rezultat të thellë

Z H

Pioli: Fitore e rëndësishme pas dy javëve të vështira

Z H

Vazquez ultimatum Realit

Z H

Shkarkimi i Mourinhos, mund t’i kushtojë 35 milionë euro Tottenhamit

Z H

Edmond Zefi e fut në gjumë edhe boshnjakun Dananovic

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...