Agjencia Zhurnal.mk

Daja merr drejtimin e Partizanit

Ilir Daja është prezantuar zyrtarisht dhe do të jetë ai trajneri i Partizanit për sezonin e ardhshëm. Në krah të drejtorit sportiv të klubit të kuq, Olsi Rama, Daja tha se pritshmëria është shumë e madhe. Ndërkohë u shpreh se të kesh çelësat e drejtimit të Partizanit është vlerësim, por edhe përgjegjësi.

“Edhe pritshmëria nga mediat është e lartë jo më nga tifozët e Partizanit. Të drejtosh Partizanin është vlerësim, por edhe përgjegjësi sepse është një nga ekipet me më shumë trofe në historinë e futbollit shqiptar. Është një ekip, që gjithmonë pritshmëria ka qenë maksimale”, tha Daja.

Trajneri falenderoi Presidentit Demi dhe drejtorin sportiv Olsi Rama për mbështetjen dhe besimin tek projekti i ri në krye të Partizanit. Ai u shpreh se të gjitha presionet që kanë klubet e mëdha si Partizani duhet t’i kthejë në një motiv për arritjen e objektivave.

“Presioni gjithmonë ka qenë prezent. Do të mundohemi që si grup të fillojmë punën dhe këtë pritshmëri e presion që kanë klubet e mëdha ta kanalizojmë në një motiv shtesë për arritjen e objektivave të vetë klubit. Jam i kënaqur që mu besua mua ky projekt”, tha Daja.

Daja zëvendëson në këtë mënyrë italianin Sormani, i cili u shkarkua disa javë më parë. Ilir Daja është trajner me shumë eksperiencë në Superligë, pasi ka drejtuar një numër të madh skuadrash

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...