Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dajmel: Sofja po bën gabim strategjik me pasoja afatgjate për tërë kontinentin europian

Ekspertja gjermane për Ballkanin, Johana Dajmel shprehet se nëse Bullgaria mbetet në qëndrimin për veto, kjo do të ishte gabim strategjik me pasoja afatgjate jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për tërë kontinentin europian, transmeton Zhurnal.

Ajo për DW tha se Maqedonia e Veriut është anëtarja e 30 e NATO-s, vendi ka nënshkruar marrëveshjen historike me Greqinë në vitin 2018 dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë në vitin 2017.

“Unë nuk jam historiane, por disa çështje më kujtojnë në raportin mes Gjermanisë dhe Austrisë, e cila shpeshherë përmendet. Edhe te ne, në vitin 2018 Verner Perger shumë me mençuri e ka shkruar për këtë lidhje bilaterale në kolumnën për javoren Cajt, bëhet fjalë historinë tonë të përbashkët dhe ndarjen e gjuhës tonë. Nëse Betoveni ka qenë austriak apo gjerman. Sa e parëndësishme është kjo duke pasur parasyshë muzikën e tij grandioze. Kështu mund të jetë dhe me Goce Dellçev i cili pa marrë parasysh a ka qenë Bullgar apo Maqedonin, pakontestueshëm ka arritur vepra të mëdha në luftën e suksesshme kundër qeverisjes osmane”, shprehet Dajmel.

Ajo mes tjerash tha se nga të dhënat më të reja të Eurobarometar dimë se për bullgarët gjendja ekonomike është shumë më e rëndësishme nga shëndeti, edhe përksaj kohës së pandemisë.

“Mendoj se kjo tregon shumë për ndjeshmërinë reale dhe kërkesat e popullatës bullgare. Por pikërisht tani Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, në funksionin e tyre të përbashkët si kryesues të Procesit të Berlinit, para disa ditëve nënshkruan marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik në rajon. Domethënë është e mundur të bashkëpunohet. Kjo duhet të jetë moto”, ka potencuar mes tjerash ekspertja gjermane, Dajmel.

Postime të ngjashme

Pa marrëveshje me Sofjen, Shkupi nuk mund të shpresoj çelje të negociatave me BE

Bekim Laçi

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Zekirija Haxhiu

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Arsimi i lartë dhe biznesi – sfida dhe prioritete të përbashkëta”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...