Agjencia Zhurnal.mk

Dakota Johnson fotografohet me maskë e veshje të çuditshme në Malibu

Dakota Johnson tregoi të dielën sensin e saj të çuditshëm të stilit ndërsa ishte për blerje me të dashurin e saj, Chris Martin.

Aktorja, 30-vjeçe, u fotografua me një bluzë bardh e zi dhe me një palë pantallona të gjera me lule.

Dakota dhe Chris morën masa paraprake, ndërsa u ndanë në dyqanet e tyre përkatëse me maska në fytyrë.

Ylli i “Fifty Shades of Grey” zgjodhi në shami të kuqe për të mbuluar një pjesë të fytyrës, gjersa maska e Martin ishte blu.

Çifti ngarkoi pjesën e pasme të Range Rover me furnizime para se të shkonin në shtëpi.

Dakota dhe Chris kanë qenë të izoluar së bashku prej disa muajsh përfshirë këtu edhe fëmijët e Martin me ish-partneren Gwyneth Paltrow, Apple dhe Moisiun. Adoleshentët këtë kohë karantine e kanë kaluar duke lëvizur mes shtëpive të prindërve të tyre.

Ndërkaq, tabloidi britanik The Sun vitin e kaluar raportoi se Chris dhe Dakota i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dy vjeçare.

Megjithatë, dyshja duket se tashmë po kalojnë një pjesë tjetër të mirë të jetës së tyre si çift.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!