Covid 19 Maqedoni TOP LAJM

Dalëngadalë po qetësohet situata me Covid 19, apel që edhe më tej të respektohen masat

Zhurnal Ads

Shkup, 14 shtator – Zhurnal.mk – Rënie e lehtë e numrit të të infektuarve të rinj me Kovid-19 u shënua në 24 orët e fundit, kur u regjistruan 98 raste, nga gjithsej 1.253 testimet. Kompetentët megjithatë sërish apeluan që qytetarët t’i respektojnë masat për mbrojtje nga virusi.

Sipas raportit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësië, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 15.791. Numri i pacientë të shëruar është 13.184, ndërsa i të vdekur 648.

Për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin 1.959.

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.253 teste, ndërsa janë regjistruar 98 raste të reja me Kovid-19. Më shumë raste në Shkup- 17, Kumanovë-13, Prilep-11, Tetovë-10, Strugë-5, Veles-2, manastir-1, Ohër-3, Kavadar-4, Gostivar-7, Gjevgjeli-7, Strumicë-2, Kriva Pallankë-2, Koçan-3, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Berovë-1, Vinicë-2, Delçevë-2, Shën Nikollë-2, Resnje-2, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Dy viktimat kanë vdekur në kushte spitalore, një nga Ohri (54) dhe një nga Raadovishi (51).

Instituti për Shëndet Publik (ISHP) sot ka regjistruar 134 pacientë të shëruar edhe atë: Shkup- 19, Kumanovë- 7, Prilep- 5, Tetovë- 3, Strugë-3, Manastir- 1, Ohër- 1, Gostivar- 7, Kriva Pallnkë-1, Radovish-1, Berovë-3, dellçevë-3, Shën Nikollë-2.

“Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 10 pacientë. Gjithsej janë të hospitalizuar 85. Në përkrahje me oksigjen janë 44 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 5 fëmijë dhe 5 nëna pozitivë në Kovid-19, ndërsa 5 fëmijë dhe 5 nëna të dyshimtë në virusin”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së shëndetësisë.

Shkupi mbetet si qyteti me më së shumë persona të infektuar me Kovid-19.Lidhur me komunat e Shkupit, më shumë të infektuar të rinj në ditën e djeshme sërish janë regjistruar në Çair dhe më pas vijon Gazi Baba dhe Aerodromi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, dje në Çair janë shënuar 52 raste aktive, Gazi Babë 7, Aerodrom-97, Karposh-68, Qendër-75, Kisela Vodë-55, Gjorçe Petrov-27, Butel-35, Shuto Orizarë-12, Studeniçan-10, Saraj-17, Haraçinë-8, Ilinden-12, Sopishte-3, Çuper Sandevë-2, Petrovec-4 dhe Zelenikovë-1.

Kompetentët apelojnë që të respektohen masat për mbrojtje nga koronavirusi, të mbahet maskë, të mbahet distancë dhe të dezinfektohen duart.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare nxit urrejtje

T E

1168 raste të reja, 18 të vdekur dhe 692 të shëruar, bilanci i fundit me Covid 19

T E

MF: Do të ketë më shumë përfitime tatimore dhe mbështetje financiare për sektorin e biznesit

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...