Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dalin detaje të reja nga rasti i përdhunimit dhe trafikimit të Tuti Sejdiut

Tuti Sejdiu fitoi “Miss Universe Kosova” dhe do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss Universe”.

Miss-i e cila u zgjedh disa ditë më parë ka tronditur mediat dhe publikun shqiptar me rrëfimin e saj, shkruan lajmi.net.

Tuti rrëfeu se kur ishte 13 vjeçe ishte përdhunuar dhe trafikuar nga disa njerëz shqiptarë në Kosovë dhe Serbi dhe se si e ka të pamundur ta takojë babanë të cilin e ka në burg dhe nuk ka asnjë informacion për të.

Mbështetje të madhe ajo morri nga të gjithë publiku shqiptar por edhe nga disa fytyra të njohura publike.

H.S u lirua para pak ditësh nga paraburgimi ku po mbahej për shkak se kishte ‘kanosur’ gjykatësit, për rastin e vajzës së tij.

GE ka siguruar aktgjykimin e përpiluar në qershor të vitit 2016. A.K, që ishte fqinji i familjes së Sejdiut, u dënua për keqpërdorim seksual të 13-vjeçares, në vitin 2016.

Rastin e përdhunimit të Tutit në polici e ka raportuar babai i saj, e cila në atë kohë ishte 13 vite e 3 muaj.

Por para publikimit të tekstit Express ka kontaktuar Tuti Sejdiun, për të parë pse deklaratat janë ndryshuar pas disa vitesh, teksa për këtë gjë ajo thotë se ka qenë e kërcënuar. Ndërsa, tani thotë se rastin në trajtim e ka marrë Ministria e Drejtësisë.

“Personi pas 2 vite e gjysëm ka qenë në liri gjë për të cilën edhe babi im ka lyp llogari po gjithashtu edhe unë, deklaratat janë ndryshu në favor të tij që ai të dënohet më pak dhe unë kam qenë e kërcnuar të deklaroj si më kaë thënë ata dhe në këtë rast ka shumë persona të përfshirë për të cilët kemi dërguar fakte edhe në polici edhe prokurori por prap silleshin të lirë personat këtu dhe atje në Serbi”, tha Sejdiu për GE

Tuti Sejdiu vazhdon duke u shprehur publikisht se qëndron pas secilës fjalë që e ka thënë.

“Por këtë rast tani e ka marrë në dorë Ministria e Drejtësisë, e cila do të shqyrtoj detajisht këtë rast, për të cilin uroj që drejtësia të bie në vend… Po përkujdeset Ministria e Drejtësisë duke i shqyrtuar të gjitha provat që i posedoj dhe unë qëndroj pas secilës fjalë që e kam thënë”, tha ajo.

Në atë kohë vajza kishte deklaruar se me të akuzuarin kishin kryer marrëdhënie seksuale në Gjilan disa herë dhe ajo kishte qëndruar disa ditë në Serbi me të dënuarin. Sipas aktgjykimit, vajza më pas ishte vendosur në një strehimore në Serbi ku edhe kishin shkuar prindërit për të kthyer në Kosovë (aktgjykimi nuk ofron sqarime rreth përfundimit të saj në strehimore).

“A.K., 1981,. është fajtor sepse gjatë muajit shtator të vitit 2015 në vende të ndryshme në Gjilan, e pastaj më 26 shtator të vitit 2015 rreth orës 01:00, te moteli “C…”, në rrugën Gjilan-Ferizaj dhe gjatë qëndrimit të qytetit Shabac të Serbisë nga data 1 tetor 2015 deri më datën 6 tetor 2015 e ka keqpërdor seksualisht personin nën moshën 16-vjeç, tani të dëmtuarën e mitur Sh.S. e lindur në vitin 2002, duke kryer marrëdhënie seksuale me të, dhe pasi që është zbuluar lidhja e të miturës me të pandehurën nga të afërmit e saj, i akuzuari është arratisur në Serbi. Ndërsa më 15 tetor 2016 ai është dorëzuar në stacionin policor në Gjilan. Është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare”. Gjykohet me burgim në kohëzgjatje prej 4-vjetësh”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, të cilin e posedon GE.

Në aktgjykim është përshkruar deklarata e të akuzuarit, e Tutit që atëherë ishte 13- vjeçare dhe dëshmitarëve të tjerë. I akuzuari e kishte pranuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por kishte deklaruar se e kishte bërë me vullnet të saj dhe se nuk e dinte që ishte aq e re në moshë. Ai ishte shprehur se kishte menduar se është 16 vjeçare.

“Kam filluar të punoj në shitoren time në Gjilan, aty ka ardhur e dëmtuara dhe kemi shkëmbyer puthje. Prej atij momenti ka filluar lidhja dhe komunikimi përmes telefonit të babait të saj. Të nesërmen kemi shkuar te motel “C..”, dhe aty kemi pasur marrëdhënie seksuale me vetë dëshirën dhe iniciativën e të dëmtuarës, edhe më herët ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale. E kam ditur që e dëmtuara është e mitur por nuk e kam ditur që është nën moshën 16-vjeç”, kishte pohuar ai.

Viktima, Tuti Sejdiu, në shqyrtimin gjyqësor deklaroi se me të akuzuarin ka pasur marrëdhënie seksuale në Kosovë dhe në Serbi.

“Edhe pse fillimisht kam shkuar vullnetarisht në ndërkohë kam kërkuar nga ai që të më lëshojë. Gjithashtu i akuzuari mi ka dhënë edhe 10 euro dhe e ka ditur për moshën time. Është e vërtetë që kam dalur me të akuzuarin dhe kemi shkuar në motel në Gjilan, dhe gjatë kohës sa kemi qëndruar aty kemi pasur marrëdhënie seksuale dhe i njëjti ka kërkuar nga unë që t’i bëjë disa foto kinse për pasaportë në mënyrë që të udhëtojmë për Kanada, duke kërkuar nga unë që të mos pranoj nëse dikush më pyet për lidhjen tonë. Ai ka bërë plane që të shëtisim, por gjithmonë ka thënë që së pari të arrij moshën madhore, që nënkupton se e ka ditur që unë jam e mitur”, ishte shprehur ajo.

Tuti kishte deklaruar se për lidhjen e tyre fillimisht e ka ditur motra e saj, e cila më pas i ka treguar prindërve.

“Pastaj babai ka kërkuar që të shkojë te gjinekologu dhe në polici. Unë fillimisht kam pranuar me të vetmen arsye që të kem mundësi me ikë nga shtëpia dhe kam ikur”, kishte deklaruar ajo.

Aktgjykimi jep detaje sesi 13-vjeçarja kishte arritur që ta kalonte kufirin dhe të shkonte në Serbi.

“Pastaj kam kontaktuar me të akuzuarin i cili më ka kërkuar që ta thirri personin me shkronjën R, dhe kam shkuar te ta, dhe jam takuar me bashkëshorten e R-së. Dhe nga aty me ka dërguar që të takohem me të akuzuarin dhe pikën kufitare e kam kaluar me të akuzuarin. Me të cilin kemi shkuar në Shabac dhe atje kam qëndruar për 6 ditë dhe gjatë asaj kohe unë kam pasur marrëdhënie seksuale me të akuzuarin me vetë dëshirë, edhe pse i njëjti më ka dhënë para me qëllim që të blej diçka për vete e jo me qëllim që të kryej aktin seksual me të. Gjatë kohës së qëndrimit në Shabac, një herë kam tentuar që të ik nga ajo shtëpi për arsye se i akuzuari më ka goditur dhe kjo ka ndodhur një ditë para se të na zë Interpoli. Në Serbi kanë ardhur mami dhe babi im dhe më kanë marrë nga një strehimore ku isha e vendosur”, ka thënë ajo gjatë gjykimit.

Postime të ngjashme

Arta Elezaj josh ndjekësit me fotografi në veshjen e ngushtë Burberry

D V

I shkruan: “Ca kosovarë i kanë lënë serbët kot gjallë”, Vesa Luma reagon e shokuar

D V

Morena Taraku ngacmon imagjinatën e fansave me një fotografi atraktive para pasqyrës, duke pozuar e mbuluar vetëm me peshqir

D V

Rita Ora duket elegante me kostum të zi dhe flokët e saj kaçurrele

D V

Vera Ora vazhdon pushimet në bregdetin shqiptar, merr vëmendjen me fotografitë në bikini

D V

Adelina Tahiri mahnit me linjat trupore në bikinit shumëngjyrëshe

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...