Agjencia Zhurnal.mk

Dalin pagat e shërbyesve civilë, paguhen edhe obligimet e mbetura ndaj zjarrfikësve

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se Thesari ka bërë procesimin e pagave për të gjithë ata që përfitojnë paga nga Buxheti i Kosovës, pra shërbyesit publik dhe civil.

“Pagat për muajin mars realizohen rreth një javë më herët, duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria dhe Ministria e Financave dhe Transfereve për përballimin sa më të lehtë të saj. Po ashtu, njoftojmë se me këtë pagë, përfshihet edhe pagesa e obligimeve të prapambetura për 861 zjarrfikës përfitues nga komunat e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike “- njofton Ministria e Financave dhe Transfereve përcjell Klan Kosova.

Njoftim shtesë nga MFT:

Me këtë rast, rikujtojmë edhe njëherë përfituesit që përveç urdhëresave të Qeverisë të ndjekin edhe udhëzimet shtesë:

SHFRYTËZONI MAKINAT AUTOMATIKE PËR TËRHEQJE (bankomatet)

PËRDORNI KARTELAT BANKARE pa kosto shtesë (jo tërheqje të parasë së gatshme) dhe

SHTYNI TËRHEQJEN E PAGAVE për aq kohë sa mundeni, për të mos krijuar radhë të panevojshme ku rrezikohet shendeti i Juaj.

Gjithashtu ju njoftojmë se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil si dhe mjetet në llogaritë tuaja bankare janë tërësisht të sigurta, dhe se bankomatet dhe degët e bankave janë të furnizuara mirë me para të gatshme dhe secili do të ketë mundësi të marrë shërbimet e nevojshme bankare.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...