Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Dalin pamjet e iPhone 13 nga të gjitha anët, në 3D

Tashmë dihet se Apple do ta lansojë modelin e ri të telefonit të saj – iPhone 13 më vonë këtë vit. Dhe tani pas njoftimit të datës zyrtare të ngjarjes së ardhshme, në internet kanë filluar të shfaqen më shumë rrjedhje në lidhje me pajisjet e gjigantit amerikan.

Së fundmi janë shfaqur disa render 3D të cilët e paraqesin iPhone 13 Pro në vizualizimin 3D nga të gjitha anët, dhe detaji më i dukshëm është ‘notch’ më i vogël, ndërsa pjesa tjetër e telefonit besohet se do të mbetet e njëjtë me iPhone 12.

Klikoni në këtë link për ti parë gjithë renderët e iPhone 13

Veçanërisht, gjithashtu duket se forma e kamerës në pjesën e pasme tani është më e madhe se më parë, ndoshta duke imituar atë nga iPhone 12 Pro Max të vitit të kaluar. Kjo mund të nënkuptojë që potencialisht kamerat në iPhone 13 do të vijnë të përmirësuara këtë vit, të paktën për modelin iPhone 13 Pro.

Pajisja gjithashtu mendohet të jetë më e trashë se modeli i vitit të kaluar, gjithashtu. Seria e re e iPhone thuhet se ka një madhësi prej 146.7 mm x 71.5 mm x 7.6 mm e cila është rreth 0.2 mm e madhe se sa ajo në iPhone 12 Pro.

Postime të ngjashme

Dogecoin: Shakaja më e çmueshme e botës

S.B.

Sony po përgatit më shumë se 25 lojëra për PlayStation 5

S.B.

Motorola planifikon të karikojë celularët në ajër

S.B.

iOS 14.5.1 i bën iPhonet në mënyrë drastike më të ngadalshëm

S.B.

Rregulla të reja WhatsApp: Çfarë duhet të dini?

S.B.

Kontrolluesi DualSense i Sonyt mund të përdoret edhe për lojërat në Apple

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...