Dalin pamjet – Taylor Swift e shpërbleu stafin e Grammy Awards me para: Faleminderit për gjithë punën tuaj të palodhur

nga D V

Taylor Swift ka shpërblyer stafin që punonte në prapaskenë në Grammy Awards, edhe pse nuk mori asnjë çmim.

Këngëtarja e “Shake It Off” u pa në një video të postuar në X duke ecur teksa iu kthye për t’u thënë katër punonjësve: “Faleminderit shumë për gjithë punën tuaj të palodhur”.

Më pas ajo u shpërndau para punonjësve të shërbimit.

Foto: X

“Ne ju vlerësojmë shumë”, i tha një punonjës Swift, 35 vjeçare.

Këngëtarja e “Love Story” u shfaq në humor të mirë, pavarësisht se nuk fitoi në asnjë nga gjashtë kategoritë për të cilat ishte nominuar më 2 shkurt.

Foto: X

Një person i brendshëm i tha Page Six se Swift “ [ndihej] e nderuar që ishte nominuar mes kaq shumë artistëve të tjerë tepër të talentuar”.

“Taylor kaloi një kohë të mrekullueshme në Grammy”, theksoi burimi. “Ajo pati një mbrëmje të mrekullueshme duke u shoqëruar me miqtë, duke biseduar e duke u argëtuar me të gjithë”.

Foto: X

Ndërkohë, artistja e famshme veprime të tilla bën shpesh dhe për këtë është komentuar tejet shumë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More