Dalja në Strugë deri në orën 11 për zgjedhjet presidenciale 7 për qind, ndërsa ato parlamentare 9 për qind, në Vevçan 21 për qind

nga Redaksia

Strugë, 8 maj  – Për zgjedhjet parlamentare në Strugë dhe rrethinë deri në orën 11 dalja është nëntë për qind, ndërsa për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale shtatë për qind, informoi për MIA-n kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Minir Zhuta.

 Në Vevçan, sipas kryetares së KKZ-së, Mençe Kukoska, kanë votuar 21,06 për qind nga gjithsej të regjistruarit në listën e vetme zgjedhore.

 “Në tri vendvotime në Vevçan të gjithë qytetarët që kanë dalë kanë votuar edhe për të dyja listat, për kryetar dhe për deputetë”, tha Kukoska.

Në të dyja komunat, siç theksuan kryetarët e KKZ-ve, votimi po vazhdon rrjedhshëm, pa shkelje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More