Agjencia Zhurnal.mk
Opinion TOP LAJM

Dallaveret interne maqedonasve dhe kundërpërgjigja shqiptare

Është mirë edhe partitë politike shqiptare të organizojnë një takim të përbashkët. Pa humbur kohë, liderët shqiptarë mund të konceptojnë edhe lajtmotivin e atij takimi që do të përmblidhej me një temë të përbashkët: heqjen e kuotës së 20 përqindëshit nga të gjitha formulimet ligjore e kushtetuese ku derivohet një status abstrakt për shqiptarët dhe për pasojë kjo formulë numerike nuk shpreh kurrfarë atributi shtetformues për shqiptarët.

Nga Emin AZEMI

Mickovski (lider opozitar maqedonas):“Për shkak se nuk isha për një periudhë i pranishëm për shkak të coronavirusit, i bëj thirrje tani Zaevit për takim tet-a-tet. Ai le të zgjedhë ditën dhe kohën. Unë do ta përshtati kohën ashtu atij si do t’i konvenojë dhe do të bisedojmë për ato punë të rëndësishme për qytetarët, kriza me pandeminë dhe deri te puna e Kuvendit dhe regjistrimi”, tha Mickoski.

Zoran Zaev (kryeministër në tetantivë për të qenë i barabartë për të gjithë qytetarët): “Natyrisht që po, pranoj ftesën e Hristijan Mickoski”.

Këta dy politikanë maqedonas kanë të drejtë të takohen dhe këtë askush nuk mund t’ua ndalojë.

Por, ata tani nuk po takohen për të tejkaluar ndonjë problem që është në interes të gjithë qytetarëve.

Ata po takohen për t’u marrë vesh rreth disa çështjeve që ata i konsiderojnë jetike për interesin e tyre nacional.

Një nga ato çështje është edhe regjistrimi i popullsisë, që pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë (2011), ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë.

Opozita maqedonase e udhëhequr nga Hristijan Mickovski ka këmbëngulur disa herë deri më tani që regjistrimi të shyhet, ndërkohë që kryeminstri Zaev ka kundërshtuar duke thënë se nuk mund të ketë shtyrje.

VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se mund të mos e njoh rezultatin e regjistrimit të popullsisë.
Dyshimet e opozitës maqedonase kanë të bëjnë në veçanti me numrin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ajo në vazhdimësi ka ngritur dilemën se shqiptarët janë në numër më pak 25.17 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë 2 milionëshe, bazuar në regjistrimin e zhvilluar në vitin 2002.

Këto dyshime bëhen edhe më të mëdha kohëve të fundit, sidomos pas mobilizimit të diasporës shqiptare për t’u regjistruar. Për rrjedhojë jo pak gazetarë e intelektualë maqedonas kanë shprehur hapur frikën nga numri i realtë i shqiptarëve, të cilët, sipas tyre, mund të shtojnë kërkesat për përfshirje më të madhe në jetën institucionale të vendit.

Tani, dy politikanë maqedonas takohen kokë më kokë. Ata nuk janë si politikanët shqiptarë. Këta të fundit, jo vetëm që nuk takohen për t’u marrë vesh për shumë çështje me interes të përbashkët, por madje bëjnë koalicione me partitë maqedonase për të mundur njëri tjetrin. Shqiptari e mund shqiptarin me ndihmën e faktorëve politikë maqedonas (!)

Politikanët maqedonas, ndryshe flasin, e ndryshe veprojnë. Ata me shqiptarët bëjnë koalicion për të ardhur më lehët në pushtet, por pastaj i shpijnë përpara agjendat e tyre nacionale.
Edhe kësaj radhe Mickovski dhe Zaevi mund të merren vesh rreth regjistrimit. Mund edhe ta shtyjnë, sepse pandeminë e kanë alibi kujdestare, paçka se motivet mund të jenë krejt tjera. Zaevi nuk do të ndjehej komod me një regjistrim i kontestuar nga oponentët e tij të VMRO-së, kurse Mickovski nuk është i gatshëm të pranojë një regjistrim në të cilin përqindja e shqiptarëve mund të rritet.
Kjo edhe për faktin se ata e kanë nuhatur gatishmërinë e shqiptarëve për t’u regjistruar dhe këtë gatishmëri ata e konsiderojnë si kërcënim për demografinë e tyre të projektuar si megalomane.

Është mirë edhe partitë politike shqiptare të organizojnë një takim të përbashkët. Pa humbur kohë, liderët shqiptarë mund të konceptojnë edhe lajtmotivin e atij takimi që do të përmblidhej me një temë të përbashkët: heqjen e kuotës së 20 përqindëshit nga të gjitha formulimet ligjore e kushtetuese, ku derivohet një status abstrakt dhe eklektik për shqiptarët, dhe për pasojë kjo formulë numerike nuk shpreh kurrfarë atributi shtetformues për shqiptarët.

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

Do integrohen në BE shqiptarët e maqedonët, apo gara mes Macron e Le Pen?!

Dafina Vidishiqi

Dita e diel ditë jo pune/ Për bizneset ditë zie, për punëtorët ditë feste

Zekirija Haxhiu

Partitë të painteresuar për lista të hapura në zgjedhjet lokale

Bekim Laçi

Shqipëria viktimë e kontestit Shkup – Sofje, asgjë nga mbledhja e KE-së në Bruksel

Zekirija Haxhiu

Zaev falenderon grupin e Vishegradit për mbështetjen e fuqishme në rrugën drejt BE-së

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...