Kuriozitete

Dallgë jonormale – batica e lartë e lumit i largon makinat nga rruga në Kinë

Zhurnal Ads

Ky është momenti i tmerrshëm kur një valë e madhe e baticës u përplas në një rrugë me trafik të ngarkuar në Kinë, ndërsa uji i rrëmbyeshëm largoi nga rruga një duzinë automjetesh.

Pamjet virale tregojnë valën masive të baticës që vërshon në rrugën e zënë afër lumit Qiantang në qytetin lindor të Kinës Hangzhou të dielën, duke larguar disa makina brenda sekondave, transmeton Telegrafi.

Shtatë automjete u dëmtuan për shkak të motit ekstrem, sipas autoriteteve lokale. Asnjë viktimë nuk u raportua.

Batica që ndodh në lumin Qiantang të Hangzhou thuhet të jetë më e madhja në llojin e saj në botë, me batica që arrijnë deri në 30 metra lartësi dhe lëvizin me shpejtësi më shumë se 40 km/orë , sipas raportimeve.

Zhurma e valës së baticës mund të dëgjohet për orë të tëra para se të godasë lumi automjetet.

Postime të ngjashme

Prindërve iu tha se nuk do të mund të ecte, 7-vjeçari ngjitet në malin më të lartë në Britani

admin

Fauci, fëmijëve: Babadimri ka ‘imunitet të lindur’, nuk do ta përhapë coronavirusin te askush gjatë Krishtlindjeve

S.B.

Zgjohet me nguti për ta zbrazur koshin e plehrave – gruaja përfundon dy herë brenda shportës teksa vrapon drejt kamionit të lagjes

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...