Shkup, 26 tetor, zhurnal.mk – Epidemiologu d-r Dragan Danaillovski në një intervistë për Kanal 5 potencoi se nëse vendoset karantinë trejavore do ta parandalonte valën e vjeshtës, por do të sillte katastrofë ekonomike në Maqedoninë e Veriut, transmeton Zhurnal.
“Karantinë në zgjatje prej 2 deri në 3 javë do ta parandalonte valën e vjeshtër të koronavirusit, por do të sillte një katastrofë ekonomike dhe sociale, do të ndodhë papunësia, por edhe uria, të mos jem patetik, probleme me shëndetin mendor, do të ballafaqohemi edhe me epidemi të llojeve tjera. Nuk duhet të lejojmë që masat të shkaktojnë dëme më të mëdha”, thotë D-r Dragan Danaillovski.
Sipas tij, çelësi për shpëtim është respektimi i masave që mos të krijohen probleme tjera.
“Kapacitetet spitalore do të zgjerohen, por, nëse për një muaj nga tani, nëse infektimi shpërndahet me të njejtën tempo, është pikpyetje nëse do të ketë persona që do ti shërojnë të sëmurët”, potencon Danaillovski.