Danella Arsovska refuzon përballje debative me Shilegovin dhe kandidatët e tjerë

Shkup, 4 tetor – Kandidatja e pavarur për kryetar komune në Qytetin e shkupit, e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Danella Arsovska, ka refuzuar të mer pjesë në debatin e Makfaks dhe A1on me kandidatët e tjerë të Qytetit të Shkupit, përcjellë Zhurnal.

Edhe pse është e drejtë e çdo kandidati se si do të sillet gjatë fushatës zgjedhore dhe ku do të mer pjesë, gjithsesi është e qartë se Arsovska ka ikur nga një përballje direkte me kandidatët e tjerë, veçanërisht me kryetarin aktual, Petre Shilegov.

Nesër në debatin në studion e Makfaks dhe A1on do të përballen kandidatët për kryetarë të qytetit të Shkupit. Të gjithë kandidatët që u ftuan pranuan ftesën, përpos Danella Arsovskës. Gjithashtu edhe kandidati i Levicës njëherë kishte pranuar e më vonë e kishte anuluar.

Nga ekipi i Arsovskës refuzuan me arsyetimin se është e ngarkuar me obligime në fushatë./Zhurnal.mk

Related posts

Shumë pak gra garojnë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

Bekim Saliu: Kumanova bastion i rezistencës kombëtare

D V

Drejtori i Revizionit shtetëror realizoi takim me zëvendëskryeministrin Lupço Nikollovski

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More