Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Danillovski: Asgjë nuk mund t’i bëjmë virusit nëse vaksinohemi me këtë tempo

Shkup, 4 maj – Zhurnal.mk – Mjeku Dragan Danillovski ka potencuar se nëse procesi i vaksinimit zhvillohet me ritëm të ngadaltë, do t’i jepet shansë të dyfishtë virusit që të shpërndahet. Sipas tij, ekziston rrezik që virusi të krijohet në lloje të tjera dhe të jetë i hapur në antitrupat që krijon vaksina, por edhe imunitetit natyror. Atëherë sipas tij, do të përballemi me një tmerr pa fund, informon Zhurnal.

Sipas tij, që ti jepet fund pandemisë, duhet madje 85% e banorëve të jenë imun të virusit.

“Disa përqindje thonë se ne jemi të imunizuar në mënyrë natyrale, diku 60%. Që të shuhet epidemia tek ne do të duheshte 75 deri 80% të jemi imunë. PAvarësisht nëse në mënyrë natyrale apo artificiale me vaksina”, thotë për Alfa, profesori Dragan Danillovski.

Ai thotë se duhet të vaksinohen sa më shpejtë sa më tepër njerëz, sepse vetëm kështu nuk do t’i jepnim shansë virusit të shpërndahet.

“Nëse me këtë tempo vazhdohet vaksinimi, edhe pse e shoh se po ritet numri i të vaksinuarve çdo ditë, diku 1842 doza në ditë, kështu do të duheshte 4,6 vite. Kjo është një matematikë e ashpër. Unë do të apeloja tek autoritetet kjo tempo të përshpejtohet deri në dhjetëfish”, deklaroi profesori Danillovski.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...