Danimarka i dhuroi dy milionë vaksina “Astra Zeneka” Ballkanit Perëndimor, për Maqeodninë e Veriut 250.000 doza në dërgesën e parë

Shkup, 2 korrik – Qeveria e Danimarkës i dedikoi një milion doza vaksina, nga 250.000 doza si donacion për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën, si edhe një milion doza vaksina për mekanizmin ndërkombëtar për shpërndarjen e vaksinave KOVAKS, kumtuan nga Ambasada e Danimarkës në Beograd.

 

Për momentin situata epidemiologjike, siç theksojnë, autoritetet shëndetësore daneze e përfshinë vaksinën e prodhuesit “Astra Zeneka” si zgjedhore. Meqë kërkesa për këtë vaksinë është shumë e kufizuar, autoritetet daneze vendosën ta ndajnë sasinë e porositur të vaksinave “Astra Zeneka” me vendet të cilave u nevojitet.

Donacionet për vendet e Ballkanit Perëndimor do të përmbajnë doza të “Astra Zenekas”, të cilat Danimarka i porositi dhe pagoi por të cilat nuk janë porositur akoma. Për momentin është duke u punuar në atë donacionet të realizohen muajve të ardhshëm.

Ministri i Punëve të Jashtme i Danimarkët, Jepe Kofod me këtë rast deklaroi se Ballkani ka mungesë të konsiderueshme të vaksinave, që njëherësh i ngarkon disa bashkësi, por e rrit rrezikun prej vatrave të reja.

“Më vjen mirë që mund t’i dalim në ndihmë dhe t’u ndihmojmë partnerëve tanë të afërt me këtë armë absolutisht të domosdoshme kundër pandemisë, gjegjësisht me vaksinat. Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes tonë dhe kemi interes të fuqishëm të përbashkët të shoqërohemi së bashku edhe në pandemi”, thotë Kofod. 

Related posts

Zaev-Të Majtës: Dua të di se cili është problemi në Ligjin për shtetësi

R Zh

Panovski: Pse të vaksinohen personat në periudhën kur mbrojtja natyrore është më e shprehur

D V

Pa ujë sot banorët e Maxhir Mëhallës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com