Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Danimarka ndalon fluturimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministria daneze tha se vendimi buron nga dyshimet se testet e COVID-19 të marra nga pasagjerët para se të lëshojnë Dubain nuk janë të besueshme.

Ministria e Transportit të Danimarkës ka njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimeve të pasagjerëve nga Emiratet e Bashkuar Arabe për pesë ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria daneze tha se vendimi buron nga dyshimet se testet e koronavirusit të ri (COVID-19) të marra nga pasagjerët para se të lëshojnë Dubain nuk janë të besueshme.

Ministri i Transportit, Benny Engelbrecht tha se udhëtarët që vijnë nga Dubai janë diagnostikuar me llojin e ri të koronavirusit dhe vendi do të hetojë saktësinë e rezultateve të kryera në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vendimi efektiv që nga 9 janari kërkon nga pasagjerët që udhëtojnë në Danimarkë të posedojnë test negativ ndaj virusit jo më të vjetër se 24 orë.

Të mërkurën, qeveria daneze vendosi zgjatjen e bllokimit të koronavirusit deri më 7 shkurt për shkak të shqetësimeve mbi llojin e ri të koronavirusit.

Postime të ngjashme

SHBA dëbon 24 diplomatë rusë

D V

Pashinyan merr sërish mandatin për krijimin e qeverisë së re

D V

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

D V

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...