Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Danimarka njofton ndalimin e kërkimit të naftës dhe gazit

Danimarka njofton ndalimin e kërkimit të naftës dhe gazit në Detin e Veriut nisur nga viti 2050
In
Qeveria daneze ka vendosur te ndaloje të gjitha eksplorimet për gaz dhe naftë në seksionin e vet në Detin e Veriut duke nisur që nga viti 2050 në përpjekje të një politike që merr në konsideratë çështjet mjedisore.

“Ne po i japim fund erës së hidrokarbureve. Ko marrëveshje është një kurs i ri, i gjelbër për Detin e Veriut, nga i cili përfitojnë të gjithë”, citohet të jetë shprehur ministri danez për Klimën, Dan Jorgensen.

Danimarka që ka një përvojë eksplorimi dhe shfrytëzimi nafte dhe gazi në det që nga viti 1972 është prodhuesi më i madh në Bashkimin Europian dhe në Europë kalohet vetëm nga Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Qeveria ka një objektiv maksimalist për klimën: zero emetime në vitin 2050 dhe reduktim me 70% deri në vitin 2030.

Në përgjithësi Europa qëndron në krye të politikave mjedisore që kërkojnë ristrukturime të mëdha në industri që duket se po shkojnë drejt fundit.

Postime të ngjashme

Tërmeti 6 ballë “shkundi” Greqinë, shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

T E

Qendër terapie me protone për pacientët e vegjël me sëmundje të renda

R Zh

CMG-ja: Një vend, dy sisteme, mënyra më e mirë institucionale për stabilitetin afatgjatë në Hong-Kong

R Zh

Avioni bën ulje të detyruar në Sofje! Pasagjeri sulmoi stjuardesën dhe…

T E

Frika nga protesta e grave, Pallati Presidencial rrethohet me barrikada para 8 marsit

T E

Tërmet tjetër me madhësi 4.2 të shkallës Rihter “trondit” Larisën

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...