Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Danimarka vazhdon masat ekzistuese kundër koronavirusit deri në shkurt

Danimarka do të vazhdoj me masat e saj ekzistuese kundër koronavirusit edhe per tre javë në vazhdim, me qëllim të parandalimit të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë kryeministri të enjten.

Vendi skandinav është duke përjetuar një rënie të numrit të të infektuarve dhe pacientëve të shtrirë në spital, pas një rritje drastike në dhjetor të vitit 2020, transmeton arbresh.info

Sidoqoftë, numri i personave të infektuar me variantin e ri të koronavirusit i njohur si B.1.1.7 është përhapur nga Britania e Madhe rreth Evropës.

“Mutacioni i ri është duke u përhapur edhe me masat antiCovid-19 qe janë në fuqi momentalisht,” ka thënë kryeministri Mette Frederiksen.

Masat aktuale kundër koronavirusit në Danimarkë, do të qëndrojnë në fuqi deri më 28 shkurt, ku përfshihen edhe numri maksimal 5, të personave të mbledhur në tubime publike, mbyllja e lokaleve, restoranteve, shkollave dhe dyqaneve.

Dyqanet ushqimore dhe farmacitë mbetën të hapura. Qeveria ka këshilluar të gjithë qytetarët kundër udhëtimeve jashtë vendit, shkruan The Guardian.

Postime të ngjashme

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

D V

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

D V

Mbi 60 milionë të infektuar me koronavirus në Evropë, thotë OBSH

D V

Ghani fajëson Uashingtonin për pasigurinë në Afganistan

D V

BE-ja ndihmon Turqinë në luftën me zjarret

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...