Agjencia Zhurnal.mk

Danimarkë, floktarët fillojnë me punë pas kufizimeve të COVID-19

Disa biznese të cilat ishin mbyllur në kuadër të masave të marra kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në Danimarkë, janë rihapur përsëri, njofton Anadolu.

Në mesin e bizneseve të mbyllura pas vendimeve të marra më 11 mars dhe më tej, ishin edhe floktarët, ku mund të vërehej dendësi te klientët.

Hüseyin Özcan, floktari më i vjetër turk në Danimarkë i cili për rreth 40 vite e kryen këtë punë, tha për AA se ka një dendësi për shkak se është dita e parë e punës.

“Vendosa dezinfektues në sallonin tim. Pas çdo klienti i laj duart dhe i pastroj mjetet. Brenda klientët i marr një nga një. Nëse brenda ka një klient, tjetri pret jashtë”, tha ai.

Danezët janë të kënaqur

“Së fundmi, para një muaj këtu isha qethur. Jam i lumtur që sërish erdha”, tha Johnny Mogensen, një klient i floktarit turk.

Ndërkaq, Jacob Jespersen, i cili caktoj takim për një ditë tjetër, tha se “Kohën kur qëndroja në shtëpi e kalova duke vrapuar dhe shijuar motin me diell. Siç shikoni, tashmë më janë zgjatur flokët dhe dua t’i pres”.

Një floktare tjetër me origjinë nga Irani, Azadeh Tabrizi, i cili tashmë dhjet vjet punon si floktar, tha se “Ishte pikëlluese që rrugët u boshatisën dhe klientët u zhdukën përnjëherë pas vendimeve të qeverisë. Ndikoi edhe në aspektin ekonomik. Nuk kishim çka të bëjmë në shtëpi, vetëm prisnim që jeta të kthehet në normale”.

Ajo gjithashtu tregoi se edhe pse kanë rihapur bizneset e tyre marrin masa, duke shtuar se ajo përdor maskë derisa u shërben klientëve.

Javën e kaluar në Danimarkë çerdhet dhe shkollat fillore kishin filluar procesin arsimor, ndërsa duke filluar prej dje, jeta filloi të normalizohet.

Sipas shifrae zyrtare, në vend 7.515 persona janë infektuar me COVID-19, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur 364 persona dhe 4.312 të tjerë janë shëruar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...