Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Danimarkë, rreth 9 mijë shpendë ferme pritet të asgjësohen për shkak të gripit H5N8

Në një fermë në fshatin Lövel në Komunën Viborg të Gadishullit Jutland të Danimarkës, është zbuluar prania e gripit të shpendëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate në faqen e internetit të Administratës së Ushqimit dhe Kontrollit, virusi H5N8 u zbulua te shpendët e fermës në fjalë gjatë kontrolleve të kryera nga Instituti Shtetëror Serum (SSI) në ditën e parë të vitit.

Duke njoftuar se afërsisht 9 mijë shpendë në fermë do të asgjësohen për të parandaluar përhapjen e virusit, Administrata e Ushqimit dhe Kontrollit kërkoi marrjen e masave ndaj zogjve të egër në fermat e pulave.

Për shkak të gripit të shpendëve në Danimarkë muajt e fundit, disa vende, duke përfshirë Japoninë, Rusinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Singaporin, kanë ndaluar përkohësisht importimin e vezëve dhe pulave nga ky vend.

Postime të ngjashme

Arriti në Gjermani para 6 vjetësh, tani emigranti kërkon të bëhet deputet

T E

OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën

T E

Ndërhyn Putin: Tensione në Armeni – dorëheqje, raketa … presidenti ka tre ditë

T E

Albin Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit, Visar Duriqi

T E

Rriten numrat me Covid-19 në Itali, disa qytete rrezikojnë mbylljen

T E

Kombet e Bashkuara dërguan 63 kamionë me ndihma humanitare në Idlib

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...