Agjencia Zhurnal.mk

Lukarevska: Aplikacioni për kthimin e TVSH-së është i sigurt, së shpejti do të funksionojë edhe në iOS

Shkup, 1 korrik, zhurnal.mk – Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) sot njoftoi se ditëve në vijim do të rregullohet aplikacioni për kthimin e TVSH-së përmes telefonave Iphone, respektivisht përmes platformës iOS.

Drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska në konferencë për shtyp tha se aplikacioni për iOS është duke u përpunuar dhe do të vonohet.

“Bëhet fjalë për një rrjet ose platformë më të ndërlikuar, prandaj aplikacioni për këtë platformë do të vonohet. Presim që së shpejti edhe përdoruesit e iPhone të kenë qasje në aplikacion. Shërbimet tona janë në dispozicion për të gjithë qytetarët ndërsa të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë mund të na kontaktojnë”, tha Sanja Lukarevska.

Ndërsa sa i përket shqetësimeve në publik për faktin se aplikacioni është zhvilluar nga personi privat Kiril Sokolov, nga DAP sigurojnë se aplikacioni është prodhim i personit fizik, respektivisht i kompanisë “Akcent”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...