Agjencia Zhurnal.mk

DAP-i shënon ulje të pagesës së tatimeve prej 6,7 për qind

Shkup, 1 korrik, zhurnal.mk – Drejtoria për ardhura publike (DAP) shënon ulje të pagesës së tatimeve prej 6,7 për qind. Ulje ka pothuajse tek të gjitha tatimet, përveç tek tatimi i të ardhurave personale, tek i cili ka pagesë më të lartë se 1,8 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2019.

Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska sot në konferencë për shtyp, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, informoi se të ardhurat e përgjithshme tatimore në qershor ishin 5.240.928.514 denarë.

Ulje prej 17,3 për qind ka tek tatimi i fitimit, që, sipas Llukarevskës, ndoshta i referohet pagesës së parakohshme të këtij tatimi nga ana e obliguesve të caktuar tatimorë.

“Ulja del nga pagesa më e ulët e akontacioneve mujore të tatimit të fitimit që mund të jetë rezultat i pagesave të parakohshme të bilanceve tatimore mujore tek një numër i caktuar i obliguesve tatimorë”, tha Llukarevska.

Ulje të caktuar ka edhe tek tatimi i vlerës së shtuar, përkatësisht neto të ardhurat janë pakësuar për 7,5 për qind, ndërsa bruto të ardhurat për 1,7 për qind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!