Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

DAP me thirrje për të paraqitur tatimin personal

Shkup, 1 prill – Zhurnal.mk – Drejtoria për të Ardhura Publike informoi se e filloi aktivitetin për gjenerimin dhe dorëzimin e Fletëparaqitjes vjetore tatimore për konfirmimin e tatimit të të ardhurave personale për vitin 2020.

“Ju bëjmë thirrje shfrytëzuesve të regjistruar në sistemin “e-PDD” të kontrollojnë Fletëparaqitjen vjetore tatimore për vitin 2020 përmes profileve të tyre shfrytëzuese. Qytetarët mund ta konfirmojnë ose korrigjojnë Fletëparaqitjen tatimore vjetore për vitin 2020, më së voni deri në skadimin e afatit përfundimtar 31.5, 2021, qëndron në kumtesën e DAP-it.

Pas skadimit të afatit ligjor më 1.6.2021, Fletëparaqitjet vjetore tatimore do të marrin statusin e fletëparaqitjeve përfundimtare tatimore, sipas statusit të fundit të Fletëparaqitjes vjetore tatimore – të konfirmuar ose korrigjuar, ndërsa zyrtarisht do të konfirmohen edhe ato Fletëparaqitje vjetore tatimore, të cilat nga ana e personit fizik as nuk janë konfirmuar, e as nuk janë korrigjuar.

“Fletëparaqitja vjetore tatimore për vitin 2020 të cilën qytetari e ka korrigjuar, ndërsa ka marrë status të fletëparaqitjes përfundimtare tatimore, do të miratohet nga personi zyrtar i Drejtorisë për të Ardhura Publike. Nëse personi zyrtar nuk e miraton fletëparaqitjen do të merret Vendim për konfirmim të tatimit të të ardhurave personale”, thekson DAP.

Drejtoria e të Ardhurave Publike ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të kanë realizuar të ardhura, ndërsa ende nuk janë regjistruar në sistemin e-PDD, të njëjtën gjë ta bëjnë sa më shpejtë që është e mundur duke i pasur parasysh përfitimet e shumta të shfrytëzimit të sistemit.

Postime të ngjashme

FMN mirëpret vendimin për zgjerimin e rezervave globale

Dafina Vidishiqi

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Qytetarët e Maqedonisë ankohen për rritjen e vazhdueshme të çmimeve

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...