Agjencia Zhurnal.mk

DAP me tre kallëzime penale për rastin “Reket”

Shkup, 8 janar, zhurnal.mk – Drejtoria për të Ardhura Publike njoftoi sot mediat se janë përpiluar tre kallëzime penale për personat juridikë në rastin “Reket”.

Bëhet fjalë për organizatë joqeveritare të akuzuarit të parë Bojan Jovanovski e njohur si “Lidhja Ndërkombëtare”, për “Tomato Produkt” dhe “BJM Media Group”, i cili themeloi 1TV dhe është në pronësi të babait të “Boki 13”, Mile Jovanovski.

DAP pasi që Prokuroria hapi hetim për rastin “Reket”, ishte duke hetuar në vjeshtë punën e subjekteve të lidhura me “Bokin 13” gjatë vjeshtës. Me vetë iniciativë u zbatua kontrolli tatimor në punën e tyre, gjegjësisht nëse për pagat, honorarët dhe pagesat tjera është paguar tatim.

Akuzat penale do të dërgohen në Prokurori.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...