Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

DAP: Nuk mund t’i japim të ardhurat e BFI-së

Zhurnal Ads

Shkup, 11 shtator, Zhurnal.mk – Regjistri Qendror dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike hedhin topin tek njëra tjetra, për mosveprim ndaj BFI-së e cila sipas Antikorrupsionit nuk ka paguar për pesë vite tatim ndaj shtetit. Regjistri Qendror me qëndrim se BFI-ja nuk duhet të dorëzojë raport financiar pasi nuk ka më shumë se 2500 euro të hyra vjetore. DAP nuk jep detaje për hyrjet vjetore në BFI, thonë se për këtë duhet të përgjigjet Regjistri Qendror.

Drejtoria e të ardhurave publike

“Ju njoftojmë se organi tatimor në suaza të kushteve të parashikuara nga neni 9 i Ligjit për procedure tatimore, nuk ka mundësi ligjore dhe juridike që të përgjigjet pozitivisht në pyetjen tuaj. Njëkohësisht Ju udhëzojmë në mundësinë që kërkimin e të dhënave dhe informatave ta bëni në Regjistrin Qendror të RMV-së, për shkak se obliguesit tatimor janë të obliguar llogaritë vjetore dhe raportet financiare ti dorëzojnë në Regjistrin për llogari vjetore pranë Regjistrit Qendror të RMV-së”

Pas zërave dhe denoncimeve për keqpërdorime, policia financiare është në fazë para hetimore, por nga atje thonë se s’mund të japin më shumë detaje.

Policia Financiare

“Drejtoria e Policisë Financiare kryen procedurë para hetimore pas një denoncimi të pranuar paraprakisht nga një grup i personave fizik, si edhe me urdhëresë nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për çka nga ana jonë ndërmerren masa dhe aktivitete në pajtueshmëri me Ligjin për procedurë penale”

Ndërkohë nga BFI vazhdojnë të heshtin dhe nuk japin informacione se çfarë po ndodhë në këtë Institucion pas shkarkimit të Sulejman Rexhepit dhe emërimit të Shaqir Fetahut si ushtrues i detyrës Reis. Për katër muaj heshtje edhe për pyetjet e dërguara nga Alsat se deri ku kanë arritur me organizimin e zgjedhjeve në BFI, cilat janë arsyet konkrete për shkarkimin e Rexhepit. Por heshtin edhe për keqpërdorimet eventuale të bëra nga ish-udhëheqësi i këtij institucioni.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Sela takon ambasadorin francez, Thimonie

T E

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

R ZH

Digjet një banesë në Tetovë

admin

Ulja e gjobave në trafik, strategji e re për zvogëlimin e numrit të aksidenteve

T E

VMRO-DPMNE: Zaev dhe Filipçe nuk e ulën numrin e të infektuarve me Covid-19 gjatë stinës së verës

E.E.

Editorial: Pandemia shpalosi se sa larg është sistemi arsimor në Maqedoni të Veriut

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...