DAP nuk parasheh rritje të TVSH-së

nga Xh M

Rritje të TVSH-së nga 18 në 19 për qind dhe eliminim të normave preferenciale për ato produkte dhe shërbime që nuk janë thelbësore është një nga masat e propozuara nga Banka Botërore, për të rritur të ardhurat tatimore për të siguruar konsolidimin dhe hapësirë fiskale.

Ekspertët e Bankës Botërore dhe sektori i biznesit dolën me propozim për rritjen e TVSH-së. Por drejtoresha e DAP, deklaroi se nuk mendohet për rritje të TVSH-së.

“Ne punojmë në kuadër të politikave të Qeverisë, strategjisë fiskale, këto janë politika të mbajtjes së normave të ulëta tatimore dhe duhet të sigurojmë mbledhjen apo mobilizimin e të ardhurave tatimore në kushte të normave të ulëta tatimore duke zgjeruar bazën tatimore, duke u integruar ekonomia e zezë në ekonominë formale dhe me masa të tjera të ndryshme që do t’i referohen uljes së të gjitha gabimeve të tjera tatimore, pra humbjeve të të ardhurave tatimore për shkak të evazionit fiskal për shkak të pagesës jo të plotë dhe të gabuar të taksave.” – tha Drejtoresha e DAP, Elena Petrova.

Rritja e moshës së pensionimit, Qeveria nuk shqyrton një zgjidhje të tillë

Ndërkohë, Këshilli Fiskal propozoi që nga viti 2026 të rritet kufiri i moshës së pensionimit në 67 vjeç, si dhe të rritet norma e kontributit për pension. Por Qeveria bëri të ditur se zgjidhje të tilla nuk po shqyrtohen tani.

Në pyetjen se si do të zgjidhet atëherë problemi, kryetar i Këshillit Fiskal, Gligor Bishev tha se Fondi për sigurim pensional dhe invalidor do të duhet të financohet nga buxheti për një kohë të gjatë.

“Pagesat për pensione, të cilat përbënin 8.8 për qind të BPV-së, këtë vit arrijnë në rreth 10.3 për qind dhe me rritjen e paralajmëruar vitin e ardhshëm do të jenë 11.5 për qind e BPV-së. Pra, për të rritur pjesëmarrjen e pensioneve në BPV duhet të zvogëlohet diçka tjetër.” – deklaroi Kryetari i Këshillit Fiskal, Gligor Bishev.

Banka Botërore theksoi gjithashtu se duhet gjetur një zgjidhje për pensionet. Ata propozojnë rritje të kontributeve për pension dhe rritje graduale të moshës së pensionit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More