Maqedoni

DAP: Pas rishikimit të buxhetit qytetarëve do t’u kthehet tatimi nga masa “Fundjava pa TVSH”

Zhurnal Ads

Shkup, 26 tetor, zhurnal.mk – Drejtoria e të Ardhurave Publike thotë se Kuvendi së pari duhet të miratojë buxhetin shtesë për vitin 2020, ndërsa pastaj menjëherë në llogaritë e qytetarëve do të paguhen kthimi i tatimit nga “Fundjava pa TVSH”.

Kthimi i shumës së plotë të TVSH-së duhet të bëhet ligjërisht brenda 15 ditëve nga data e faturave të skanuara, ndërsa ky projekt nga grupi i katërt i masave ekonomike u krye gjatë fundjavës së zgjatur nga 10 në 12 tetor. Nga DAP presin që të kryhet pagesa.

“Bëhet fjalë për masën nga pakoja e katërt dhe për këtë ribalanci i buxhetit duhet së pari të votohet në Kuvend. Ne presim që kjo të ndodhë deri në fund të javës. Sapo të votohet në Kuvend, ne do të mund ta bëjmë pagesën brenda një dite”, thonë nga PRO.

Qytetarët që janë përdorues të aplikacionit “TVSH-ja Ime”, për faturat fiskale të lëshuara më 10, 11 dhe 12 tetor 2020, për qarkullimin e përgjithshëm deri në 30.000 denarë për person, realizuar për produktet dhe shërbimet vendase, si dhe pajisjet kompjuterike duhet të kthehen TVSH-ja e plotë.

Postime të ngjashme

Qeveria miratoi pakon e katërt ekonomike, 31 masa në vlerë prej 470 milion euro

T E

Pas infektimit të Jahoskit, Xhaferi fton në konsulta Karaxhovskin: Si do të zhvillohet puna e Parlamentit?

T E

Regjistrimi i popullësisë, Analistët: Të aplikohet modeli amerikan

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...