DAP: Për shkak të përmirësimit të sistemit do të ketë ndërprerje të shërbimit “TVSH-ja Ime”

nga D V

Drejtoria e të Ardhurave Publike informon publikun se po kryen aktivitete për përmirësimin e sistemeve të shërbimeve të TVSH-së dhe e-Taksave.

Për shkak të kryerjes së këtyre aktiviteteve, duke filluar nga data 29.08.2024 (e enjte) nga ora 16:30, nuk do të funksionojnë sistemet e shërbimeve e-TVSH dhe e-Taksave. Gjatë kësaj periudhe janë të mundshme edhe ndërprerje në funksionimin e aplikacionit TVSH-Ime.

Pas përfundimit të aktiviteteve, DAP do të informojë menjëherë.
“Apelojmë tek të gjithë përdoruesit e këtyre sistemeve që të kryejnë obligimet e tyre urgjente për shkak të ndërprerjes së paralajmëruar”, thonë nga atje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More