Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë nisur sot për në Qipro, ku do të përballen me ekipin e Qipros në një ndeshje të Ligës së Kombeve. Takimi është planifikuar të zhvillohet të hënën në orën 18:00 në Larnaca, dhe është pjesë e xhiros së dytë të Grupit 2 të Ligës C.
Sot, para nisjes, lojtarët e Kosovës kanë kryer seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali.
Grupit nuk do të ju bashkohen Arianit Muriq, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, të cilët janë përjashtuar nga grumbullimi me vendim të selektorit, Franco Foda dhe FFK-së.
Vendin e Muric, pritet ta zë portieri i Dritës, Faton Maloku.