Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Darkë e liderëve të Ballkanit Perëndimor me Borrellin javën e ardhshme në Bruksel

Bruksel, 10 maj – Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Zhosep Borrell ka konfirmuar dje se gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të ftohen në një darkë javën e ardhshme për të diskutuar strategjinë e BE-së në rajon, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Brukseli.

Megjithëse Borrell nuk dha datë të saktë, diplomatët thonë se darka pritet të zhvillohet më 18 maj në Bruksel.

Qëllimi i përfaqësuesit të Lartë është të mbledhë së bashku gjashtë liderët nga rajoni për të dëgjuar pikëpamjet e tyre se si ta bëjnë BE-në më të angazhuar dhe më të pranishme në rajon.

Ky diskutim tashmë është zhvilluar me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Borrell këmbënguli se ishte e papranueshme që Ballkani Perëndimor të mos kishte qenë në agjendën e debateve të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së për dy vjet dhe siguroi se ai nuk do të lejonte dy vjet të tjera pa rajonin.

Ballkani Perëndimor do të jetë përsëri në rendin e ditës përpara verës, tha ai.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e problemit, por është gjithashtu pjesë e zgjidhjes”, tha Borrell, duke porositur se dimensioni gjeopolitik i rajonit duhej të diskutohej poashtu me përfaqësuesit e tij.

Ai shtoi se vaksinat e dhuruara nga BE-ja për Ballkanin Perëndimor nuk u dhuruan me asnjë kushtëzim. 

Postime të ngjashme

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

Koalicioni ASH – Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

R Zh

Janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19, nuk ka të vdekur

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...