Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

DASH: Kontesti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të zgjidhet jashtë procesit integrues

Uashington, 18 nentor – SHBA i bën thirrje Sofjes dhe Shkupit që të zgjidhin kontestet bilaterale jashtë procesit qasës në mënyrë që të arrihet qëllimi i përbashkët- anëtarësimi i Maqedonisë në BE. Kështu kanë deklaruar për nga shërbimi për media i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ata theksojnë se SHBA she Bullgaria janë përkrahës të fortë të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

SHBA, theksohet në deklaratën, janë të qartë në dëshirën e tyre për ta parë Maqedonisë se si futet në fazën e ardhshme të procesit, me mbajtjen e konferencës së parë ndërqevertiare në fund të vitit.

“Procesi i zgjerimit promovon paqe afatgjate, stabilitet dhe prosperitet në tërë rajonin. Vendimi i BE-së, të hap bisedimet qasëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars ishte hap pozitiv dhe ishte në shërbim të narrativit të rejshëm se shoqëria transatlantike po e le pas vete Ballkanin”, thuhet në deklaratën, përcjell SHENJA.

Nga DASH thonë se çdo pengesë në qasjen e këtyre vendeve në BE, e rrezikon hapjen e çështjes së kredibilitetit të BE-së në rajon.

Postime të ngjashme

Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale

R Zh

Sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit

R Zh

Mexhiti nuk i beson anketës së Bujar Osmanit për ministrat e BDI-së: Mos po flet për anketë në Korenë e Veriut?

R Zh

Tërmeti dridh vendin, epiqendra në Mavrovë

T E

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

T E

Alarmojnë mërgimtarët me dokumentacion të skaduar, përmes postës nuk mund të nxjerin të ri

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...