Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Dashamir Shehi: Të hapen kutitë dhe të kontrollohen, sidomos të shihen këto 83 mijë votat që kanë dalë të pavlefshme

I ftuar në PolitikOn kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se opozita ka bërë ankimimet e veta lidhur me parregullsisë e procesit zgjedhor.

Ai tha se të hapen kutitë dhe të kontrollohen, dhe sidomos të shihen këto 83 mijë votat që kanë dalë të pavlefshme.

Shehi shtoi se PS nuk ka marrë votë popullore pasi ka marrë 48% të votave dhe ka 74 deputetë, gjë e cila sipas tij nuk përkon.

Shehi: Ne presim që të dalë e vërteta. Është e mundur dhe ne e besojmë prandaj kemi bërë ankimime. Ka vota abuzive, që dalin nga logjika normale. Këtu ka fenomene që nuk kanë shpjegime të tjera, përpos abuzimit. Ekspertët e PD-së po i shohin këto çështje, se unë nuk mund t’i marr përsipër.

Kur është humbur një mandat për 18 vota, kuptohet se nuk kanë shkuara mirë gjërat. Të hapen kutitë dhe të kontrollohen, dhe sidomos të shihen këto 83 mijë votat që kanë dalë të pavlefshme. 83 mijë shqiptarëve ua është mohuar vota, për paaftësinë e tyre ose të atyre që e drejtojnë procesin, se kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë.

Ne nuk po dalim në rrugë, por po u drejtohem institucionet. Nëse institucionet nuk i përgjigjen opozitës, atëherë këtu nuk ka më të tilla. PS nuk ka marrë votë popullore se ka marrë 48% të votave dhe ka 74 deputetë. Ky mund të jetë një defekt i ligjit që duhet parë. Nuk mund të vazhdohet më me këtë sistem, se ne do të vazhdojmë të kontestojmë dhe ata punën e tyre. Me 48% të votave nuk mund të merren 74 mandate.

Postime të ngjashme

Tetë vatra zjarri në Shqipëri, rëndohet situata

D V

Situata e zjarreve në vend, zv.ministrja e Mbrojtjes nga Ksamili: Para përgjegjësisë penale të gjithë ata që dëmtojnë natyrën

D V

Vendi në “pushtetin” e zjarreve, Peleshi: Aktualisht 8 vatra aktive, situata më kritike në Karaburun e Përmet

D V

Rama në Liban për riatdhesimin e 19 shqiptarëve

D V

“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS-it në Siri

D V

45 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...