Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dashtevski: KSHZ mund t’i zbatojë edhe zgjedhjet lokale edhe ato të jashtëzakonshme parlamentare nëse dakordohen partitë politike

Shkup,  10 shkurt – Nëse dakordohen partitë politike, KSHZ paralelisht mund  t’i zbatojë  të dy proceset – edhe zgjedhjet e rregullta lokale dhe të jashtëzakonshme parlamentare, tha sonte kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski.

Kjo, vlerësoi Dashtevski, do t’i shkurtojë edhe shpenzimet.

“Mendoj se KSHZ-ja  mund të ketë kapacitet t’i zbatojë edhe zgjedhjet lokale edhe ato të parakohshme parlamentare, nëse partitë politike dakordohen”, tha Dashtevski duke qenë mysafir në Ditarin e TV Sitel.

Ai zbuloi se te disa anëtarë të KSHZ-së paraqiten dyshime  nëse në kohë do të furnizohet  pajisja e nevojshme për skanimin e shenjave të gishtave, siç kërkon Kodi zgjedhor. Megjithatë,  Dashtevski shpreson, siç tha, se janë shtatë muaj deri atëherë, që është kohë e mjaftueshme, por në të gjithë procesin do të duhet të ndihmojnë dhe maksimalisht të angazhohen të gjitha organet  e shtetit.

Dashtevski sot ka biseduar edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i cili ka shprehur gatishmëri që javën e ardhshme të takohet dhe të diskutojnë rreth kësaj çështje dhe realizimit të saj.

Ligji, përmendi Dashtevski, nuk jep alternativë, do të duhet të plotësohen të gjitha kushtet për mbajtje të zgjedhjeve lokale, duke e përfshirë edhe furnizimin e skanerëve.

“Ligji  nuk jep alternativë,  nuk ka  mundësi të tillë. Duhet të zbatohen vendimet deri në fund,  por gjithë shteti duhet të angazhohet. Zgjedhje duhet të ketë, ndërsa mjetet  për pajisje janë furnizuar  që në shtator të vitit të kaluar. Në seancën e parë të KSHZ-së, pastaj u soll vendim të kërkohen mjete. Për atë vendim pritëm dy javë dhe sot morëm përgjigje se, nëse KSHZ mund t’i zbatojë zgjedhjet, atëherë do të miratohen mjetet, që për mua është i paqartë vendimi pse sipas nenit 25 të Kodit zgjedhor, të gjitha organet shtetërore, Kuvendi, Ministria e Drejtësisë, e Punëve të Brendshme, për Shoqëri Informatike, Enti Shtetëror për Statistikë, vetëqeverisja lokale, detyrohen t’i sigurojnë  të gjitha kushtet në Kuvend”, sqaroi kryetari i KSHZ-së. Dashtevski në seancën e sotme propozoi KSHZ të drejtohet edhe në Qeveri, por propozimi u refuzua. “Megjithatë, mendoj se do të arrijmë marrëveshje. Në bisedat jozyrtare me kolegët e mi, arrita në përfundimin se ata dyshojnë nëse ne do të mund ta përmbushim atë detyrim, por nuk kemi alternativë, Ligji nuk e përshkruan atë, por thotë se duhet të realizohen të gjitha procedurat për zgjedhjet. Shpresoj se ka kohë, duhen shtatë muaj për t’u furnizuar me pajisjet dhe të instalohen. Shpresoj se të gjithë anëtarët e KSHZ-së do ta gjejmë forcën për ta përfunduar këtë pjesë të detyrimit sepse nuk ka alternativë tjetër, ligji duhet të zbatohet”, përsëriti Dashtevski. Për furnizimin e skanerëve, tashmë janë kontaktuar disa kompani të huaja, ndërsa është e mundur që pajisjet të merren me qira, por është shumë e rëndësishme, siç tha Dashtevski, që ato të jenë të përafërta me pajisjet e MPB-së. “Në takimin me Spasovkin do të përcaktojmë detaje, por edhe me Entin Shtetërorë për Statistikë”, theksoi kreu i KSHZ-së. Sipas tij, mirë shkon puna në lidhje me Listën zgjedhore. “Lista zgjedhore azhurnohet katër herë në vit, çdo tre muaj. Situata e fundit është se ajo është ulur për disa mijëra. Kështu do të jetë deri në zgjedhje dhe mendoj se ajo pjesë do të përfundojë mirë”, informoi Dashtevski. Lidhur me softuerin që u hakua në zgjedhjet e mëparshme, kryetari i KSHZ-së tha se hetimi është duke vazhduar.

“Një pjesë e hetimit ka përfunduar në MPB-në, ndërsa një pjesë vazhdon në Prokurorinë Publike. Është e vështirë të përcaktohet se nga erdhi sulmi, por ai që e bëri me shumë gjasë është profesionist i lartë dhe është nga anash. Unë mendoj se organet do ta bëjnë punën e tyre”, tha Aleksandar Dashtevski.

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...