Dashtevski: Të gjitha komisionet zgjedhore sot do ta marrin materialin e besueshëm votues

Manastir, 14 tetor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhje (KSHZ) sot në mëngjes nga Manastiri filloi me marrjen dhe shpërndarjen e materialit zgjedhor për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen të dielën.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashteski deklaroi se bëhet fjalë për material të besueshëm i cili përmban fletëvotime dhe certifikata të listës zgjedhore.

“Gjithçka është gati dhe sot do të shpërndahet i gjithë materiali pasi aktivitetet i fillojmë në orët e hershme të mëngjesit me qëllim që materiali të mbërrijë në kohë në të gjitha komunat. Nesër do t’i dorëzojmë pajisjet për identifikimin biometrik të votuesve në të gjitha KKZ dhe Komisionin zgjedhor për Qytetin e Shkupit. Në këto Zgjedhje Lokale ka numër rekord të listave të kandidatëve ndërsa kjo do të thotë edhe shumë material i cili do të shpërndahet në kohë”, theksoi Dashtevski.

Në shtypshkronjën e Manastirit “Kiro Dandaro” janë shtypur rreth 4,5 milionë fletëvotime dhe material që do ta shoqërojë materialin zgjedhor për realizimin e zgjedhjeve, theksoi Dragi Milloshevski, menaxher i përgjithshëm i shtypshkronjës.

“Këto fletëvotime janë të mbrojtura me mbi 20 mbrojtës dhe nuk është i mundur kurrfarë falsifikimi, as bartje e fletëvotimeve nga një në një vend zgjedhor tjetër pasi të gjitha fletëvotimet janë shënuar dhe mbrojtur. Për shtypjen e materialit zgjedhor i kemi harxhuar rreth 40 tonë letër për fletëvotime si edhe 20 tonë shtesë letër për procesverbale. I kemi përpunuar fletëvotimet për 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit, për çdo komunë fletëvotime të veçanta, më pas fletëvotime ku diku janë dygjuhësore, trigjuhësore varësisht komunave dhe gjithçka kemi shtypur në afatin e dhënë, gjegjësisht 20 ditë”, konfirmoi Milloshevksi.

KSHZ dhe SHA shtypshkronja “Kiro Dandaro” – Manastir konfirmuan se përpunimi i materialit është bërë me bashkëpunim të përbashkët maksimal.

Related posts

Dy kundërkandidatët për Çairin, Visari dhe Kastrioti duke përqafuar njëri-tjetrin përfunduan fushatën zgjedhore

D V

Teuta Arifi pret Fetah Shaqirin: Ceremonia e varrimit të viktimave mbulohet nga komuna dhe BFI (VIDEO)

D V

Nënkryetari i BERZH -it Rigterink për vizitë në vendin tone të hënën dhe të martën

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More