“Dashuria e pamundur” rikthen pas 4 vitesh Rozana Radin në krah të Stines, historia e rrallë që do na rrëfejnë

Rozana Radi po rikthehet fuqishëm me një projekt muzikor të madh që do bëjë me shumë gjasa zhurmë në media e do marrë zemrën e fansave të saj.

 

Këngëtarja ka zbuluar se do sjellë projektin me titullin ‘Serenata’, në duet me Ernest Duka, Stinen. Kjo këngë do ta rikthejë Rozanën në treg, por jo si herët e tjera.

Projekti nga vetë ajo është përshkruar si një sipërmarrje gjigante, që do t’i dedikohet dashurisë së pamundur dhe stafi që ka punuar është me më shumë se 100 vetë.

Trajleri është publikuar tashmë dhe mund të thuhet me bindje që do jetë si një film i shkurtër muzikor, ku flitet për ndjenjën e dashurisë, asaj të pamundurës, problematike, por gjithsesi të madhe.

“Sot do ju tregoj historinë tonë të dashurisë. Ne ishim bashkë…”, thotë ndër të tjera Rozana në videon e shkurtër. Nga sa kuptuam, protagoniste në klip do jetë vetë ajo dhe Stine, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë në këtë projekt.

Këngëtarja nuk ka zbuluar shumë për tematikën e këngës, por me aq sa u kuptua bëhet fjalë për dashurinë e vështirë, mbase një baladë apo diçka më e gëzueshme, por sërish me tematikë dashurinë.

Bazuar nga komentet në postin e fundit, fansat mezi po e presin, ndërkohë që data e lançimit ende nuk dihet. Por ende pa dalë kënga, sekuencat e saj po bëjnë xhiron e rrjetit, pasi Rozana Radi dhe Stine kanë bërë jo klip, por një “film” të vërtetë.

Pak javë më parë, këngëtarja shumë e dashur e publikut shqiptar, Rozana Radi, njoftoi rikthimin në muzikë. Pas rreth 4 vitesh që nuk ka sjellë këngë të reja, Rozi ka bashkuar forcat me Stinen dhe duket se kanë goditur në shenjë me “Serenata”.

Gjatë një interviste para disa ditësh, Rozana tregoi se kënga është regjistruar, klipi po ashtu është xhiruar dhe kanë planifikuar ta lançojnë në shtator. Të dy artistët shfaqen në një autobus, teksa Rozana flet për dashurinë.

“Kurrë nuk kam besuar te historitë e dashurive që shkojnë vetëm mirë!”, e nis ajo, duke na lënë të kuptojmë se edhe fabula e këngës lidhet me një histori dashurie.

Në fund e mbyll: “Ne ishim bashkë, pastaj gjithçka që ndodhte rreth nesh nuk më kujtohet!”.

Kujtojmë se kënga e fundit që Rozana ka publikuar është “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”, me të cilën ajo konkurroi në festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2018-të. Teksa në 2016 ajo triumfoi në festival me këngën e saj, “Ma thuaj ti”.

Ndërkohë, Stine ka qenë aktiv me projekte të reja muzikore dhe kënga e tij e fundit është ajo me Ghetto Geasyn “Andiamo”.

Related posts

Amarda Toska shtatzënë për herë të tretë? Moderatorja dhe zbulon të vërtetën

D V

I surprizoi të gjithë; Aktorja Nicole Kidman shfaqet me ndryshimin drastik të flokëve

D V

Megan Fox shkëlqen teksa shfaq nën gjoksin në një bluzë të prerë në Los Anxhelos

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com