Dasma madhështore që zgjati 6-muaj, e bërë nga familja më e pasur në Indi

nga D V

Gjatë muajve të fundit, njeriu më i pasur i Azisë, Mukesh Ambani, ka qenë në qendër të vëmendjes në Indi. Shkak  janë bërë  festimet madhështore të dasmës së djalit të tij për gjashtë muaj, që kanë mahnitur të gjithë kombin dhe botën.

Dasmat indiane në kulturën aziatike mund të jenë luksoze, por shkalla e madhështisë së festimeve Ambani ndoshta kanë eklipsuar entuziasmin festiv të shfaqur nga mbretërit e dikurshëm.

Ambanis shpesh përshkruhen si familja më e shquar e biznesit të Indisë, drejtues të Reliance Industries, një konglomerat i naftës dhe telekomunikacionit.

Rafineria e naftës Reliance, në qytetin perëndimor të Jamnagar, është më e madhja në botë. Ndër të tjera, kompania tani zotëron një ekip në turneun më të pasur të kriketit në botë dhe shitësin ikonik britanik të lodrave Hamleys.

Ajo që e ka bërë Mukesh Ambani një lojtar të frikshëm në hapësirën e transmetimit dixhital është një marrëveshje mes kompanisë së tij dhe Disney për të bashkuar platformat argëtuese. Gjatë pandemisë Covid-19, mori miliarda dollarë investime nga më shumë se një duzinë investitorësh globalë, përfshirë Meta-n dhe Google.

Pjesa më e madhe e asaj që indianët konsumojnë sot, nga shfaqjet që shikojnë, te rrobat që veshin dhe potencialisht edhe mënyra se si do të bëjnë transaksione në të ardhmen, vjen nga familja Ambani.

Dhe kjo është arsyeja pse nuk mund të kishte një rast më të mirë se një martesë si kjo për familjen e cila do të dëshmmonte sërish fuqinë dhe potencialin  e tyre ne treg.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More