Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Data e porositjes paraprake për iPhone 12 del përpara lansimit të tij

Ngjarja e lansimit të iPhone 12 është caktuar për muajin e ardhshëm, me katër modele të reja që bëjnë debutimin e tyre.

Apple tashmë ka konfirmuar se iPhone-t e ardhshëm do të lansohen në tetor, por nuk ka dhënë një datë të saktë, dhe kjo ka bërë që të përfliten shumë data dhe në mesin e tyre, data 12 tetor po shihet si më e përshtatshmja, po ashtu kjo datë është përmendur edhe nga persona të brendshëm të industrisë, shkruan T3.

Apple Insider citon një burim, i cili pretendon se ngjarja iPhone 12 është caktuar të martën, 13 tetor, me porositë paraprake që do të hapen vetëm disa ditë më vonë të premten, 16 tetor, transmeton Telegrafi.

Po ashtu është përmendur edhe aftësitë 5G të iPhone 12, duke konfirmuar se telefoni i radhës i gjigantit amerikan do të mbështesë rrjetin 5G.

“Ne jemi vetëm disa ditë larg lansimit të ardhshëm të madh nga Apple, një iPhone 5G, i cili do të jetë një nxitje e madhe për 5G”, shkruan MacRumors.

iPhone 12 do të jetë në një garë të fortë me OnePlus 8T dhe Google Pixel 5, të cilët raportohen se do të jenë më të lirë se telefoni inteligjent nga Apple.

Pavarësisht se në cilin telefon të ri e keni mendjen, do t’a keni të vështirë zgjedhjen muajin tjetër.

Postime të ngjashme

Bëhen të ditura data e lëshimit të iPad Pro 2021, çmimi dhe disa karakteristika “të veçanta”

S.B.

Oppo po përgatit një telefon rrokullisës me një ekran 7 inç

S.B.

Ikona e Windows 95 hyn në histori

S.B.

Sony pranon se mund të duhet të ridizajnojnë PS5

S.B.

Sulmet masive kibernetike kryesisht paralizuan internetin në Belgjikë

S.B.

Ristartojeni telefonin tuaj me Android tani – pastaj lexojeni këtu pse!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...