Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Daut Haradinaj: S’hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Zhurnal Ads

Prishtinë, 26 nëntor, Zhurnal.ks – Shefi Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar.

Haradinaj në rrjetin social Facebook ka shkruan se Kosova nuk pret që të ndiejnë dhembshuri krahët politik e ushtarak të kohës së Millosheviqit, ata që projektuan vrasjet, masakrat, gjenocidin në Kosovë e sot udhëheqin me shtetin që kreu krimin, por siç thotë ai, pret pranim e kërkimfalje për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve.

“Pranimi i fajit për krimet e gjenocidin, kërkimfalja, rikthimi i eshtrave i të të gjithë shqiptarëve të zhdukur në varrezat masive si dhe dorëzimi i kriminelëve serbë para drejtësisë, janë hapi i vetëm dhe i duhur që do të mund të siguronte një normalizim dhe lëvizje të lire”, thekson Haradinaj.

Ai tutje thotë se veprimi i Ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, për ndalimin e vizitës së Vuçiq dhe të tjerëve në Republikën e Kosovës është i drejtë dhe se e përkrah fuqishëm.

“Kosova nuk do të lejojë shantazhet, provokimet dhe lojërat politike të atyre që ndihen krenarë për krimet e gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kjo nuk është rruga drejt normalizimit dhe paqes afatgjate”, thuhet në reagimin e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së.

Zhurnal Ads

Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar. Ne nuk presim të ndiejnë…

Posted by Daut Haradinaj on Thursday, November 26, 2020
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Shefi i BE-së në Kosovë: Asociacioni temë e hapur – duhet të flitet për të në Bruksel

admin

Opozita kritikon qeverinë për të pagjeturit, Selimi: Kjo çështje do të përfshihet në marrëveshjen finale

admin

Hoti: Me marrëveshjet e sotme Kosova dhe Shqipëria hyjnë në një fazë të re të bashkëpunimit

admin

Mustafa: Gjykatën Speciale, nuk na e bëri Lulëzim Basha , Sali Berisha, ….por

R ZH

Hoti në Kuvend: Ju thërras të mos politizoni me temën e të pagjeturve

R ZH

Miftaraj: Kosova edhe vetë duhet trajtojë të gjitha krimet e luftës e jo vetëm Gjykata Speciale

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...