Shkup, 11 janar – Zhurnal.mk – Gazetari Daut Dauti ka komentuar aneksin e 12 pikave të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, për të cilin foli edhe vet ministri i mbrojtjes bullgare, Krasimir Karakaçanov, përcjellë Zhurnal.
Siç shkruan Dauti, Bullgaria e ka pranuar se nuk i mjafton marrëveshja e 2017tës.
(Ose: 12të “propozimet jokorrekte” nga “fqiu mik”!)
“Në retorikën politike që të arsyetohet (jo)vetoja e Bullgarisë, zërat nga Sofja e akuzonin Maqedoninë e Veriut se nuk po e respekton marrëveshjen për fqinjësi të mirë të vitit 2017. Ky aneks prej 12 pikav që tani propozohet nga Sofja (a kishte aq marrëveshja e mëparshme?!) është dëshmi se Bullgaria kërkon diçka që i’u kujtua më vonë dhe për këtë ndryshim nuk është fajtore Maqedonia. Mendoj se pozita e vetme e drejtë e Maqedonisë është të bazohet në marrëveshjen e 2017tës, nëse duhet edhe me arbitrazh ndërkombëtar për atë se cila palë “nuk” e ka respektuar marrëveshjen deri tani! Gjithçka tjetër është avanturë dhe bashkëpjesmarje në apetite të reja të fqiut tonë “mik” rreth çështjeve të cilat nuk mund të jenë kusht apo kriter për BE-në…”, thotë Dauti.
Ndryshe këto mosmarrëveshe mes dy shteteve u bënë shkak që vendi ynë të mos arrijë të marë datë për fillim të negociatave me BE-në.//Zhurnal.mk