Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dauti Komerc dhe Zhurnal ndajnë 60 pako për fëmijët e personelit mjekësor pranë Kl. për veshë hundë dhe fyt

Shkup, 30 dhjetor – Zhurnal.mk – Drejtori i Agjencisë së lajmeve Zhurnal Bexhet Musliu në bashkëpunim me kompaninë Dauti Komerc, dhe përmes fondacionit Albiz, kanë dhuruar 60 paketime me ëmbëlsira për fëmijët e personelit mjekësor të Klinikës për Veshë, Hundë dhe Fyt.

Personeli mjekësor u shpreh mjaft i lumtur që fëmijët e tyre do të kenë edhe nga një paketë shtesë nën bredhin e vitit të ri.

Ky donacion erdhi si shpërblim ndaj personelit mjekësor nga qendra për Covid pranë klinikës për veshë hundë dhe fyt, për kontributin e tyre të pandalshëm për pacientët të prekur nga virusi korona.

Mjekja Gabriella Kopaçeva Barsova nga qendra për covid pranë Klinikës Universitare për Veshë Hundë dhe Fyt, shprehu faleminderim të veçantë për donacionin prej 60 paketimeve me ëmbëlsira për fëmijët e stafit mjekësor, duke shtuar se këto dhurata do t’i gëzojnë pa masë të gjithë ato fëmijë.

Ajo shprehet e lumtur se përmes këtyre dhuratave nuk harohet dhe nuk lihet pas dore kontributi i tyre në luftën me pandeminë.

Mirëdita, unë jam doc.dr Gabriella Kopaçeva Barsova, e punësuar në Klinikën për veshë, hundë dhe fyt pranë Klinikës Nënë Tereza në Shkup. Për momentin punoj në Covid qendrën pranë klinikës për veshë hundë dhe fyt. Me shumë kënaqësi dhe me të vërtetë jam e lumtur që sot morëm një donacion mjaft të bukur e ajo është donacion prej 60 paketimeve e cila me siguri do t’i gëzojë fëmijët e gjithë këtij personeli që punon në qendrën për Covid pranë Klinikës Universitare për veshë hundë dhe fyt në Shkup. Me të vërtetë njerëzit dhe të sëmurit mund të them e dinë sa mund dhe energji japim për këtë, dhe ky donacion i cili është nga portali Zhurnal dhe Dauti Komerc me të vërtetë shumë na gëzon dhe shumë do të thotë për ne, dhe me të vërtetë është një dhuratë e shkëlqyeshme për vitin e ri që do t’i gëzojë fëmijët që një paketë nga Dauti Komerc dhe Zhurnal do të jetë nën bredhin e tyre.

Ndryshe, që nga përkeqësimi i situatës, Klinika për veshë hundë dhe fyt u shëndrua në Qendër për Covid. Në këtë Klinikë mund të pranohen rreth 40 pacientë.//Zhurnal.mk

Dauti Komerc dhe Zhurnal ndajnë 60 pako për fëmijët e personelit mjekësor pranë Kl. për veshë hundë dhe fyt

Dauti Komerc dhe Zhurnal ndajnë 60 pako për fëmijët e personelit mjekësor pranë Kl. për veshë hundë dhe fyt

Posted by ZHURNAL.MK on Wednesday, December 30, 2020

Postime të ngjashme

Kuvendi i votoi besim Qeverisë

T E

Detektohet lloji britanik i Kovid-19 tek një pacient i kthyer nga Zanzibari

T E

Gir: Për BE të rëndësishme janë reformat, vendimet sillen unanimisht

T E

5 të vdekur dhe 807 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

ASH dhe Alternativa nuk do ta mbështesin ligjin për shfuqizimin e Ligjit për regjistrim të VMRO-DPMNE-së

Z H

Karantinë 14 ditë për personat që vijnë nga Afrika

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...