Agjencia Zhurnal.mk

Davitkovski: Nuk mund pa bazë ligjore të ulen pagat e të gjithëve në sektorin publik

Shkup, 23 mars, zhurnal.mk – Profesori në Fakultetin Juridik Borçe Davitkovski, thotë se pa bazë juridike shteti nuk mund t’i ulë pagat e të punësuarve në sektorin publik.

Ai thotë se shteti këtë mund ta bëjë për pagat e funksionarëve, ministrave, deputetëve, por jo edhe për të punësuarit në sektorin publik.

“Nuk mund të ulen pagat e të gjithëve. Nëse qeveria dëshiron të dërgojë një mesazh politik në një farë mase për të ulur pagat e zyrtarëve mundet, por pa një bazë ligjore nuk mund të ulen pagat e të gjithëve. Pra, për ata që mbajnë funksione publike po, por për të tjerët jo, sepse të gjithë bëjnë punën e tyre. Pagat mund të ulen me gjoba dhe masa disiplinore, por jo në mënyrë të paligjshme, pa ribalancim, pa buxhet dhe pa vendime”, thotë Davitkovski.

Ai theksoi se ka persona që marrin paga nga buxheti dhe nuk shkojnë në punë, por sipas tij, kjo duhej të ishte zgjidhur më herët.

“Është e vërtetë që kemi njerëz që marrin rroga dhe nuk shkojnë në punë. Por kjo është një çështje tjetër, ajo duhej të zgjidhej më herët. Përndryshe, atyre nuk u intereson nëse do të marrin 20,000 denarë ose 14.500 denarë. Por për pjesën tjetër, për ne, për profesorët, për gjykatësit, natyrisht që ne shqetësohemi”, tha Davitkovski.

Ndryshe, edhe Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë doli kundër masave të cilat i propozoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...