Agjencia Zhurnal.mk

De Bruyne: Karantina më ka shtyrë ta zgjas karrierën

Mesfushori belg i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, thotë se vendosja në karantinë shkaku i krizës së koronavirusit e ka shtyrë atë të vendosë të zgjasë karrierën e tij.

Kevin de Bruyne nuk ka luajtur futboll që nga 1 marsi shkaku se të gjitha garat janë pezulluar shkaku i virusit Covid-19 që ka goditur botën. Në vend të kësaj, ai ka qenë duke qëndruar në shtëpi me familjen e tij, transmeton Gazeta Express.

Kjo përvojë i ka ndihmuar De Bruynes ta kuptojë se sa i vlefshëm është futbolli për të dhe 28-vjeçari tani synon ta zgjasë karrierën e tij edhe për dy sezone më shumë.

“I kam thënë bashkëshortes time se dua të vazhdoj të luaj futboll edhe për më gjatë”, ka thënë De Bruyne në një lidhje të drejtpërdrejtë të tij në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“Pas kësaj karantine, unë nuk mund të qëndroj më në shtëpi. I kam treguar asaj se do të vazhdoj të luaj edhe për dy vjet më shumë”.

“Ka ardhur koha të luajmë futboll sërish. Mua po më mungon shumë dhe është e vështirë, Por, ne nuk jemi të rëndësishëm, futbolli s’është i rëndësishëm. Njerëzit e duan futbollin, por ne duhet të të rrimë të sigurt”.

“Kam qenë tash e dy javë vetëm në shtëpi”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...