Agjencia Zhurnal.mk
Sport

De Jong vendos rekord me pasimet e tij ndaj Betisit

Frankie de Jong ka arritur një rekord të pasimeve të sakta në ndëshjen ndaj Real Betisit.

Barcelona arkëtoi tre pikë të rëndësishme ndaj Real Betisit të dielën mbrëma por atyre iu desh që të rikthehen nga disavantazhi për të siguruar fitoren në kuadër të xhiros së 22-të të La Ligas.

Mesfuhsori i Barcelonës, Frankie de Jong, u inkuadrua në min (12′), dhe vendosi një rekord sa i përket pasimeve të sakta.

Holandezi kompletoi me saktësi të gjitha 81 pasimet gjatë minutave që ishte i pranishëm në lojë.

Kjo ishte hera e parë që një zëvendësim, regjistron 100% saktësi të pasimeve në La Liga që nga sezoni 2005/2006.

De Jong e nisi ndeshjen si mbrojtës qendror, ku më pas lëvizi në pozitën e mesfushorit, dhe kjo mund të evidentohet nga pasimet e tij.

23 vjeçari ka regjistruar 21 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola këtë sezon me Barcelonën.

Postime të ngjashme

Harry Kane nuk rikthehet te Tottenhami derisa t’i garantohet largimi

D V

Armando Broja mund të largohet nga Chelsea, Udinese shfaq interesim serioz

D V

Koeman me mesazh të qartë për Umtitin dhe Braithwaite

D V

Pritje spektakolare e Buffonit në debutimin e tij të dytë te Parma si 43 vjeçar

D V

Chelsea ofron 100 milionë euro dhe një lojtar për Lukakun

D V

Barcelona në pozitë ideale për transferimin e Saul

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...