Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

De Ligt dëshiron të qëndrojë sa më gjatë te Juventusi

Matthijs de Ligt dhe e dashura e tij, AnneKee, janë të dashuruar me Torinon dhe Italinë, prandaj mbrojtësi i Juventusit do të qëndronte për dhjetë vite aty.

Futbollisti holandez është izoluar si pasojë e pandemisë së coronavirusit, ndërkohë që tre bashkëlojtarë të tij (Daniele Rugani, Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala) rezultuan pozitiv në COVID-19.

“Matthijs doli negativ, prandaj AnneKee nuk ka pasur nevojë për ndonjë test deri më tani”, ka thënë për Tuttosport babai i të dashurës së De Ligt, Keye Molenaar.

“Më duhet të them se në këto ditë të vështira, Juventusi ka treguar se është shumë më tepër se një top klub. Ishte një familje e vërtetë për të gjithë”.

“Pos kësaj që është një periudhë e vështirë, AnneKee dhe Matthijs, janë të dashuruar me Torinon dhe Italinë. Kjo është shtëpia e tyre e parë e përbashkët dhe nuk u mungon Amsterdami”.

“Ata janë aq shumë të dashuruar me Torinon saqë mund të qëndrojnë për pesë apo 10 vite”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!