Sport

De Ligt dhe Alex Sandro kthehen në fund të nëntorit

Zhurnal Ads

Matthijs de Ligt dhe Alex Sandro do të kthehen në aksion pas pauzës për ndeshjet e përfaqësueseve – njofton Sky Sport.

Mbrojtësi holandez iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në shpatull në muajin gusht dhe tashmë është duke u stërvitur me skuadrën, edhe pse nuk është i përfshirë në ndeshje apo ndonjë aktivitet që kërkon kontakt fizik.

Braziliani Sandro pësoi një lëndim në muskujt e kofshës para ndeshjes së parë sezonale ndaj Sampdorias.

Zonja e Vjetër të mërkurën mbrëma e zhvillon ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Ferencvaros, kurse të dielën në Serie A përballet me Lazion dhe pastaj është pushimi për ndeshjet e përfaqësueseve.

Dy lojtarët nuk do të jenë në dispozicion të Andrea Pirlos për këto dy sfida, por do të kthehen kah fundi i nëntorit kur Juve do të rikthehet në Serie A përballë Cagliarit.

Postime të ngjashme

Shpërblehet Marash Kumbulla

XH,I

Ibrahimovic: Askush nuk do të më ndal mua

admin

Probleme për Pirlon, Chiellini lëndohet dhe mbetet disa javë jashtë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...