Showbiz

“Death on the Nile” i gatshëm për t’u lansuar në fund të këtij viti

Zhurnal Ads

I realizuar nga studioja filmike “20th Century Fox”, filmi “Death on the Nile” është adaptimi më i ri i romanit të shkrimtares së madhe Agatha Christie, pas filmit të vitit 2017 “Muder on the Orient Express”.

Kenneth Branagh rikthehet në rolin e regjisorit të këtij projekti, si dhe do ta përsërisë edhe rolin e detektivit të madh Hercules Poirot, transmeton Koha.

Në filmin e mbushur me aktorë yje, aventura egjiptiane e Poirotit në bordin e anijes luksoze të lumit shndërrohet në një kërkim të frikshëm për vrasësin pasi që një muaj idilik i mjaltit shkatërrohet nga vrasja. Tregimi fatal i dashurisë obsesive dhe pasojave të saj vdekjeprurëse luhet në një mjedis epik të rrezikut dhe parandjenjave të këqija, me kthesa mjaft shokuese dhe e mban publikun në ankth, në pritje të fundit tronditës.

Ndër aktorët hollywoodianë pjesë e filmit janë: Tom Bateman, Annette Bening, Russell Brand, Ali Fazal, Dawn French, Gal Gadot, Armie Hammer, Rose Leslie, Emma Mackey, Sophie Okonedo, Jennifer Saunders dhe Letitia Wright.

Filmi i shumëpritur nga publiku, “Death on the Nile”, do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 18 dhjetori i këtij viti.

Postime të ngjashme

Melinda Ademi merr poza tërheqëse nga studioja muzikore

S.B.

Artisti shqiptar, Kadiri lanson “Take it From Me”- synon tregun ndërkombëtarë

admin

Enrique Iglesias shpallet artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...