Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Debat: “E ardhmja e Evropës dhe e ardhmja e zgjerimit”

Shkup, 19 maj – Zhurnal.mk – Lëvizja evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila vepron në kuadër të Lëvizjes evropiane ndërkombëtare me seli në Bruksel, organizon sot një debat me temë “E ardhmja e Evropës dhe e ardhmja e zgjerimit”, si përfundim i shënimit të sivjetshëm të 9 Majit, Ditës së Evropës.

Gjatë ngjarjes do të dorëzohet edhe mirënjohja tradicionale evropian për personalitetin evropian të vitit.

Në debatin, që organizohet në bashkëpunim me Konrad Adenauer dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian, do të marrin pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve maqedonase të ngarkuar me integrimin evropian. Ëashtë e bashkangjitur xhenda për ngjarjen.

Sipas organizatorëve, në debat do të flasin Arbër Ademi kryetar i Komisionit për çështje evropiane, Mileva Gjurovska, kryetare e Lëvizjes evropiane në Maqedoninë e Veriut, Daniel Braun, përfaqësues zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer, ambasadorja gjermane në vend Anke Holshtajn, Stanisllas Mrozek, këshilltari i parë në Ambasadën franceze, Kalinka Gaber, sekretare shtetërore pranë Sekretariatit për çështje evropiane dhe Aleksandar Nikolloski kryetar i Këshillit kombëtar për integrim evropian.

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...