Deputeti i opozitës Agron Shehaj debatoi sot ashpër me Ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu në interpelancën e kërkuar nga deputeti opozitar lidhur me skandalin tek Spitali i Onkologjikut.
Ministrja Koçiu vuri në dukje se i përgjigjet çdo shqetësimi qytetar. Sa i përket shpërthimit të Shehajt se Ministrja është e pandjeshme ndaj qytetarëve, Koçiu thekson se deputeti po bën politikë me fatkeqësinë e të tjerëve.
Koçiu: Nuk e kuptoj pse çirreni. Sa për përgjegjësinë. I përgjigjem çdo shqetësimi, jemi për të garantuar që qytetarët të marrin shërbime. Ju rendita punët e mira, për të furnizuar me barna me cilësi. Shikojeni QSUT ambientet aty. Nuk linçova unë mjek. Ju linçuat mjek. Shkoni kallëzoni mjekët që marrin lek. Denonconi çdo rast abuzimi. Mos hajdeni këtu dhe i mbushni mendjen që kjo është shëndetësia. Duke hedhur këtë baltë që jam e sigurt që do ju bjerë në kokë. Shëndetësia që punon aty janë të përkushtuar. Ka dhe individë që vuajnë nga mungesa e integritetit. Prandaj jemi aty. Dhe jo për të ardhur këtu që vidhet e vidhet. Shkoni e denonconi. Nuk ka tek xhepat e mi, asnjë qindark. Lëri këto kaseta që i fut vend e vend. Hajdeni ta bëjmë bashkë shëndetësinë. Mos i përdorni në sallën e Kuvendit dhe mos bëni politikë me shëndetësinë, me njerëz që kanë halle. Nuk ju voton njeri. Erdhët nga emigracioni, jeni në parlament. Jepni kontributin në vendin tuaj. Kontribut që ndërton të ardhme.